Kryebashkiaku Dako takon fermerët, mbështetje e fuqishme për zgjidhjen e problemeve të tyre

449
Do të vëmë në funksion të tre rezervuarët e zonës për të siguruar vaditjen e plotë të fermave si dhe do të shtrojmë rrugët e arave, këto kanë qenë premtimet e kryebashkiakut të Durrësit Vangjush Dako në takimet me fermerët e zonave të Romanatit dhe Bozanxhies të Rrashbullit. Kryebashkiaku Dako ka vzituar disa sera dhe ferma bujqësore në këto zona dhe ka bashkëbiseduar me fermerët për problemet e tyre kryesore që kryesisht kishin të bënin me rrugët e e këtyre zonave që kanë nevojë për rikonstruksion si dhe me ujitjen. Kryebashkiaku Dako deklaroi se ujitja e këtyre tokave bujqësore do të realizohet nëpërmjet vënies në funksion të tre rezervuarëve të zonës në sajë të investimeve të bashkisë ndërkohë që ka deklaruar se menjëherë sapo të nisë mandati i ri do të fillojë puna për shtrimin e rrugëve lidhëse të arave dhe lidhjen e tyre me rrugën kryesore në mënyrë që të garantohet dërgimi i shpejtë i produkteve bujqësore në treg. Po kështu kryebashkiaku Dako deklaroi se në Bashkinë e re të Durrësit do të ngrihet inspektoriati i arave që do të merret me inspektimin kryesisht të kanaleve vaditëse e kulluese që janë bllokuar nga individë të ndryshëm dhe ky inspektoriat do të marrë përsipër zhbllokimin e tyre. Po kështu kryebashkiaku Dako e vuri theksin tek rëndësia e produkteve bio që prodhojnë fermat që përfshihen në territorin e ri të bashkisë dhe deklaroi se Bashkia e re e Durrësit do ti mbështesë fuqimisht fermerët e këtyre zonave për të nxitur shtimin e prodhimit bujqësor bio dhe garantimin e tregut vendas por edhe eksportin në të ardhmen e afërt.
Sigal