Veliaj me banorët e zonës industriale “Janë zgjedhje serioze jo barcaleta”

450
TIRANE – “Këto nuk janë zgjedhje për shaka as barcaleta por janë zgjedhje serioze, janë probleme serioze që diskutohen në tavolinën e bukës”- është shprehur kandidati i majtë për bashkinë e Tiranës Erjon Veliaj gjatë dëgjesës sot me banorët e kthesës së Kamzës.
Veliaj tha se Tirana duhet të shkojë në drejtimin e duhur dhe se bashkia aktuale nuk po bën asgjë për problemet konkrete të familjes madje është krejt e paaftë për të menaxhuar buxhetin që ka në dispozicion.
“Këto Zgjedhje janë për familjet tona jo për partitë dhe këta thonë na jepni bashkinë ta kthejmë kundër qeverisë, na jepni pushtet që mos ndërtohet më asnjë çerdhe asnjë rrugë asnjë linjë autobusi por vetëm pallate pallate-pallate. Këto janë të paaftë për të harxhuar buxhetin prandaj të sjellim ca burra seriozë në pushtet që bëjnë punë ,ta çojmë Tiranën në drejtimin e duhur dhe mos të mbajmë më një tufë me kalamaj që thonë nuk më le ky s’më lë ky. I thanë kandidatit tjetër pse si bëni ju bashkinë e keni. Ça premtojnë këta se këta e kanë në dorë sot bashkinë? Ça premtojnë Qe te humbasim dhe 4 vite kot? Te tavolina e bukës së tyre flitet ku do ikim këtë fundjavë, si dolëm me lekët në bregdet etj shumë ndryshe nga ajo që diskutojmë ne në tavolinat tona të bukës”, – u shpreh Veliaj
Kandidati i majtë për bashkinë tha përpara banorëve duke ju përgjigjur shqetësimeve të tyre se ka një plan konkret për transportin publik dhe se ndërtimi i kopshteve dhe çerdheve pranë zonave industriale është zgjidhje për problemin e mbipopullimit të atyre ekzistuese.
“Nuk do merremi me ata se dhe 38 ditë kanë dhe do ikin, ne duhet që në zonat industriale të kemi kopshte dhe çerdhe , sot njeriu do ta ketë afër me vendin e punës, çerdhen dhe kopshtin për fëmijën e tij. Sot në Tiranë një shkollë mesatare ka 3-fishin e një shkolle mesatare ne Shqipëri “-tha Veliaj
Më tej Veliaj premtoi ndër të tjera shpërndarjen e 400 banesave sociale në zonen e Shkozës dhe bonusin social të bllokuar sipas tij nga bashkia aktuale. 
Sigal