Pelikanët e Divjakës në një shkrim të “Urainë Today”

493
Natyra e veçantë e Shqipërisë dhe fauna e vendit tonë është bërë pjesë e një shkrimi të sotëm në “UKRAINE TODAY”. Shkrimi i është kushtuar specieve më të veçanta fluturuese ballkanike, siç është Pelikani Kaçurrel, që gjendet vetëm në Lagunën e Karavastasë, në Divjakë. 

Gazetari ndalet në faktin që kjo specie gati kapi fundin e saj në vitin 2000 dhe tashmë gjendet e ripërtërirë falë punës së përkushtuar dhe moratoriumit 2-vjeçar të gjuetisë. Pelikani i Lagunës së Karavastasë jo vetëm i shpëtoi zhdukjes, por është bërë një atraksion i lartë turistikë për këtë zonë. 

Me dhjetëra turistë ditorë vizitojnë foletë e pelikanëve në zonën e Divjakës dhe zogj të tjerë të rrallë që gati u zhdukën tërësisht. Vizitorë nga vende të ndryshme të Evropës dhe botës bëhen kuriozë ta shohin nga afër këtë specie të rrallë të shpendëve fluturues. Drejtoria e shërbimit Pyjor në Lushnje, e drejtuar nga Ardian Koçi, ka bere një punë mjaft të mirë në mbrojtjen dhe shumimin e specieve të rralla në këtë zonë. 
Sigal