I shpëtoi operacionit të antimafies, kapet duke hipur në traget/ Emri

Një shqiptar, që kishte mundur t’i shpëtonte policisë italiane gjatë operacionit “Tunel”, është kapur teksa përpiqej të arratisej nga Italia.

Mediat italiane shkruajnë për arrestimin e 30-vjeçarit, Klaidi Kaca, që u ndalua nga policia në portin e Brindizit, në kohën që po imbarkohej në tragetin që do të nisej drejt Shqipërisë.

Sigal

30-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga policia italiane, pas një operacioni kundër një grupi që merrej me trafikimin e kokainës dhe marjuanës nga Shqipëria.

Gjatë operacionit u arrestuan edhe dy shqiptarë të tjerë.

Kaca akuzohet për pjesëmarje në aktivitet kriminal e armëmbajtje pa leje.