Jorgo Goro i atribuoi vetes rolin e Këshillit të Qarkut

20
Sigal

Zbardhet dëshmia mbi pronat e tjetërsuara, ku Artan Gaçi u bë investitor strategjik. SPAK thotë se gjithë skenari i tjetërsimit dhe regjistrimit të sipërfaqes së tokës truall prej 5512 m2, pronës me dokumenta false, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi. Kreu i bashkisë dhe drejtori i DMMT, morën funksionet e një organi tjetër të caktuar me ligj për regjistrimin e pasurive të paluajtshme

 

SPAK thotë se gjithë skenari i tjetërsimit përsa i takon regjistrimit të sipërfaqes së tokës truall prej 5512 m2, pronës me dokumenta false, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi.

Jorgo Goro, rezulton të ketë shpërdoruar detyrën në dy episode, me veprime apo mos veprime edhe në tejkalim të kompetencave duke i atribuar vetes rolin që në fakt e kishte Këshilli i Qarkut të Vlorës mbi pronat që janë tjetërsuar, njëra nga të cilat bëri investitor strategjik Artan Gaçin.

Në dosjen hetimore që e disponon Syri TV, evidentohen disa nga veprimet e zyrtarëve vendor, përfshirë kryebashkiakun në detyrë, vartës të tij, por edhe zyrtar të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Në dosje flitet edhe se si Stavri Mëhilli u bë përfitues i rreth 12,677,600 lekë të reja nga shitja e tokës Artan Gaçit, që s’ishte më fakt i tij.

“Rezulton se sa ëshë përshkruar në shkresën nr. 731 prot., datë 18.03.2019 nënshkruar nga Kryetari i Bashkisë Himarë Jorgo Goro, e cila ka shërbyer më pas për regjistrimin përfundimtar të pronës, rezulton të jetë rrethanë, e cila nuk perputhet me faktet dhe të dhënat e pasqyruara në shkresat dhe regjistrat e protokollit si me sipër. Nga kqyrja në këtë rubrikë të regjistrit, ka rezultuar se Këshilli i Qarkut Vlorë nga ana e tij nuk ka kthyer asnjë përgjigje në adresë të Bashkisë Himarë pas administrimit të kërkesës nga kjo e fundit. Për këtë shkak, edhe pas datës 15.04.2023. Bashkia Himarë nuk ka marrë asnjë konfirmim nga Këshilli i Qarkut Vlorë, që lidhet me Formularin nr. 6 apo ccfarëdo konfirmim tjetër që ka lidhje me pasurinë për të cilën i ka kërkuar ZVRPP Vlorë regjistrimin.

I pyetur në cilësinë e personit që ka dijeni për veprën penale, shtetasi Jorgo Goro shpjegon ndër të tjera se: “në lidhje me kërkesën me nr. 19555 prot, datë 07.09.2016, nga Zyra Vendore e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme Vlorë, Drejtoria e Mbrojtjes dhe Menaxhimit të Tokës ka kryer veprimet e saj për të cilat ai nuk është në dijeni, por thjesht ka firmosur kthim përgjigjen si titullar institucioni drejtuar Z.V. R.P.P. Vlore, pas përpilimit nga drejtoria përkatëse. Pra e gjitha procedura e ndjekur për rastin në fjalë ishte trajtuar nga drejtoria përkatëse, e cila ka kryer verifikimet përkatëse, dhe nga Bashkia Himarë ishte kthyer përgjigje me shkrese nr. 2751/1 date 13.09.2016. I pyetur se cfarë baze ligjore kishte shërbyer për të si kryetar bashkie, për të konturuar pasurinë me numër 36/35, deklaruesi është përgjigur se ka ndërhyrë për të zgjidhur mosmarreveshjet mes shtetasve. Kjo kompetencë, sipas deklaruesit, parashikohet në ligjin e vetëqeverisjes vendore dhe konkretisht se në fushën e sigurisë publike, bashkitë janë përgjegjëse për garantimin e marrëdhënieve në komunitet, parandalimin dhe ndërmjetësimin për zgjidhjen e konflikteve në komunitet.

Funksionarët e bashkisë Himarë, sipas SPAK, dhe specifikisht kryetari i saj dhe drejtori i DMMT, “në kundërshtim të plot me gjithë rregullimet ligjore dhe nënligjore, marrin funksionet e një organi tjetër të caktuar me ligj për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë, duke u shprehur për mbivendosje të pronave, vendosur numra pasurie dhe duke pozicionuar në terren sipërfaqen e tokës, e cila më pas i është nënshtruar transaksioneve të njëpasnjëshme dhe aktualisht është në zhvillim prej subjektit privat.

I pyetur në lidhje me shkresën nr. 2751/1 date 13.09.2016, nga Bashkia Himarë, drejtuar Zyrës Vendore të Registrimit të Pasurisë Vlorë, ku është shprehur se në Z.K. 1739-Gilek nuk është kryer procesi i regjistrimit të parë fillestar sistematik (menaxhim) dhe se nuk dispononte (bashkia) harta treguese të regjistrimit (H.T.R.), duke mos mundur në këtë mënyrë të shprehen për juridiksionin dhe vendosjen e pronave, ndërsa më poshtë është shprehur mendimi se ka mbivendosje dhe se pronat e Haris Runa dhe Krenar Adilit ndodhen në zonën e konturuar me nr. 36/35, shtetasi Jorgo Goro është përgjigjur se ka dhënë vetëm një mendim se ku mund të jetë prona e shetasit Haris Runa dhe Krenar Adili, me qëllim zgjidhjen e konfliktit. I pyetur nga është nisur për të dhënë një  mendim per identifikimin me numër të pronës së shtetasve Haris Runa dhe Krenar Adili, deklaruesi shprehet se kërkesa me nr. 19555 prot., date 07.09.2016 e Z. R. P.P. Vlorë nuk parashikon dhënie mendimi për konturimin e pronës së shetasve Haris Runa dhe Krenar Adilit, po ata si institucion kanë shkuar më tej në përgjigien e tyre kur kanë dhënë mendim që pronat e këtyre shtetasve konturohen në pasurinë me nr 36/35”.

Në një tjetër pikë, SPAK ndalet tek tjetërsimi i tokës dhe kalimi në pronësi te Foto Mëhillit dhe trashëgimtarëve, ku nga aplikimi në lëshimin e çertifikatës së pronësisë, ka një kohë ndërmjetëse vetëm 5 ditë. “Pavaresisht mungesës së një verifikimi në vetë dokumentacionin që vetë Bashkia Himarë ka rezultuar se posedonte pranë saj si dhe në mungese të një konfirmimi të domosdoshëm nga Këshilli i Qarkut (pavaresisht se në shkresë referohet se ky konfirmim ndodhet bashkëlidhur), kryetari i Bashkisë Jorgo Goro, ka përcjellë kërkesë për regjistrim në raste të veçanta, pranë ZVRPP me shkresën nr. 731 prot.. datë 18.03.2019 dhe aktet bashkëlidhur, dhe mbi bazën e kësaj kërkese  dhe dokumentacionit bashkëlidhur asaj, rezulton se ZVRPP-ja/ASHK-ja Vlorë ka vepruar duke pajisur shtetasin Foto Pavllo Mëhilli (trashegimtarët) me dokumentin vërtetim nga dokumenti hipotekor nr. 40, date 17.02.2020. ZK. 1739, fshati Gilek. Për pasurinë me sip. 5512 m2, te llojit truall.”.

Nga verifikimi i kryer në regjistrin hipotekor dhe dokumentacionin ligjor përkates, rezulton se pranë ASHK-se Vlorë, në datë 17.02.2020, në bazë të kërkesës të shtetasit Stavri Mëhilli, është regjistruar pasuria, regjistrim hipotekor 40, datë 17.02.2020, ZK.1739, fshati Gjilek, me siperfage 5512 m2, në emër të shtetasit Foto Pavllo Mëhilli (trashegimtarêt). Nga kjo praktike rezulton se kërkuesi Stavri Mëhilli ka aplikuar në datë12.02.2020, ora 12:48, për shërbimet “Lëshim vërtetimi pronësie”, dhe vetëm pesë ditë më pas, datë 17.02.2020, është pajisur me certifikatën përkatëse të pronësisë. Referuar Këshillit të Qarkut Vlorë që ka dhënë informacione mbi çështjen, rezulton se kalimi i pronës është bërë përmes shkresave dhe dokumentave të rreme. Kopsitja e dosjes dhe kalimi i pronës tek Stavri Mehilli, dhe këtij të fundit të drejtën edhe për ta shitur, ku blerësi që do bëhej investitor strategjik do të ishte Artan Gaçi.

“Gjatë hetimit janë kryer edhe verifikime pranë institucioneve bankare dhe konkretisht, nga verifikimet e kryera pranë Bankës Intesa Sanpaolo, ka rezultuar se shtetasi StavriMëhilli disponon llogari bankare dhe nga nxjerja e llogarise (levizjet) ne monedhen ALL (Lekë), rezulton se në datë 27.02.2020, Shtetasit Stavri Mëhilli, i janë transferuar/kaluar në llogari shuma 12,677,600 lekë me përshkrimin: “Kalim sipas kontratës nr. 296 rep nr. 171 kol date 26.02.2020”.”, thuhet në dosjen hetimore.

SPAK thotë se gjithë skenari i tjetërsimit përsa i takon regjistrimit të sipërfaqes së tokës truall prej 5512 m2, pronës me dokumentaflase, ka qenë me qëllim shitjen e saj tek Artan Gaçi.

“Rezulton të jetëpërdorur nga shtetasi Stavri Mëhilli me qëllim regjistrimin e pronës, shitjen me pas përfitimin e të hollave sipas çmimit të rënë dakord në kontratën e shitjes me palë blerëse përfaqesuesin e personit juridik, shtetasin Artan Gaci. Nga ana tjetër, procesi i regjistrimit të pronës në fjalë është mundësuar dhe perfunduar nga veprimtaria e kundërligishme dhe të pa bazuara në asnjë verifikim apo akt zyrtar, si dhe në tejkalim të kompetencave të organeve të qeverisjes vendore, nga funksionarët publike te Bashkisë Himarë si dhe nga veprimet në kundërshtim me ligin të nëpunësve të ZVRPP Vlorë/ASHK Vlorë.”.

Funksionarët e Bashkisë Himarë, sipas SPAK, dhe specifikisht kryetari i saj dhe drejtori i DMMT, “në kundërshtim të plotë me gjithë rregullimet ligjore dhe nënligjore, marrin funksionet e një organi tjetër të caktuar me ligji për registrimin e pasurive të paluajtshme në Republiken e Shiperisë, duke u shprehur për mbivendosje të pronave, vendosur numra pasurie dhe duke pozicionuar ne terren siperfaqen e tokës e cila më pas i është nënshtruar transaksioneve të njëpasnjëshme dhe aktualisht është në zhvillim prej subjektit privat. “Jorgo Goro, në bashkpunim, me disponimin mbi një pasuri shtet (tokë bujqesore), ka shkelur parashikimet e ligjit nr. 9244 datë 17.06.2004 “Për mbrojtjen e tokës bujqësore” (i ndryshuar), neni 1 pika 2 e tij, si strukturë shtetërore përgjegjëse për mbrojtjen e tokës bujqësore i ngarkuar me detyrime dhe përgjegjësi, referuar nenit 4 gërma “f” dhe nenit 10 pika 2 të ligjit. Gjithashtu, me veprime konkrete të kryera me dashje dhe në kundërshtim me ligjin, këta dy shtetas kanë shmangur detyrimet që burojnë nga ligji nr. 107/2014 “Për planifikimin dhe zhvillimin e territorit”, duke mos marrë masa për zhvillimin e qëndrueshëm të tij, nëpërmjet përdorimit racional të tokës, në rastin konkret, referuar kjo nenit I germa “a”. Me veprimet konkrete të kryera në funksion te zhvendosjes ne terren të nje pasurie private mbi një sipërfaqe e cila i përket, shtetasit nën hetim, në bashkpunim mes tyre, kanë pamundusuar te drejtën e përdorimit dhe të zhvillimit të pronës në përputhje me dokumentet planifikuese, referuar kjo gërmës “s” të këtij neni. Gjithashtu, me veprimet e tij këta shtetas kanë shmangur detyrimin ligjor për të krijuar kushte të përshtatshme dhe të drejta pë gëzim të të drejtave të pronësisë, në rastin konkret ato të shtetit. Titullari i institucionit, shtetasi Jorgo Goro, referuar nenit 13 të ligjit është përgjegjes për zhvillimin e territorit vendor. Në këtë kuptim, të gjitha veprimet e kryera në funksion të tjetërsimit të një sipërfaqe toke arë në pronësi shtet në favor të privatit, bien ndesh me këtë përgjegjës që ligji i ka ngarkuar. Shtetasi Jorgo Goro, në cilësinë e kryetarit të Bashkisë Himarë në  bashkëpunim, me veprime objektive konkrete në funksion të kalimit pronësor të një parcele toke bujqësore nga pronari shtet në favor të individive private, ka shkelur në fakt të gjitha parashikimet e VKM nr. 994 datë 09.12.2015 (i ndryshuar). Funksionarët e Bashkisë Himarë, specifikasht drejtori i DMMT dhe kryetari i saj, në kundërshtim të plotë me gjithë rregullimet ligjire dhe nënligjore, marrin funksionet e një organi tjetër të caktuar me ligj për regjistrimin e pasurive të paluajtshme në Republikën e Shqipërisë, duke u shprehur për mbivendosje të pronave, vendosur numra pasurie dhe duke pozicionuar në terren sipërfaqen e tokës e cila më pas i ishte nënshtruar transaksioneve të njëpasnjëshme dhe aktualisht është në zhvillim prej subjektit privat”.