Ahmet Demaj: Si u pushkatuan 3 gjeneralët në Lumin e Vlorës

22
Sigal

Hijet e ditës dhe ëndrrat e natës

  • -Si u pushkatuan tre gjeneralët e Ushtrisë Popullore Beqir Balluku, Petrit Dume dhe Hito Çako.
  • -15 anëtar të familjeve në kërkim të eshtrave për dekada
  • – Ja një monolog kur erdhën 3 kufomat e gjeneralëve: Nuk ju prisja kështu, ju prisja si miq më erdhët me plumb në gji.
  • – Në një fshat të Lumit të Vlorës, pranë një përroi, afër kabinës elektrike, përballë një shtëpie të vetmuar, gjendet varri i tre gjeneralëve.
  • -I vetmi dëshmitar i asaj nate një burrë si lisi mbajti në  zemër të fshehtën.

Ahmet Demaj

Ka ditë që gumëzhinë bisedat nëpër tavolinat e kafeneve në Vlorë rreth librit më të ri “Klithmat e Brengës” të atorit lab Namik Jahaj. Ne të moshuarit e dimë historinë si u pushkatuan tre gjeneralët e Ushtrisë Popullore: B. Balluku, P. Dume dhe H. Çako. Librin e mendoja një monografi. Ishin andej, ishin këtej. Luftuan ashtu, luftuan kështu. Fituan luftën, sollën paqen. Punuan, udhëhoqën, ndërtuan, “tradhëtuan” kohën, u bë gjyq, u pushkatuan…Edhe ti që do ta lexosh, edhe unë që e lexova të duket: Endërr dhe ke të drejtë të pyesësh: -Si ka ndodhur? Pse ka ndodhur? Por ka edhe më keq… Libri nuk bën histori, studion dhe sjell në letërsi një fenomen. Kur Zoti të jep të drejtën të lindësh dhe të përgatit 2 mtokë si dhuratë (për varr) kur të vdesësh. Kush doli mbi Zotin që ta heq këtë të drejtë?

Ka ditë që gumëzhinë bisedat nëpër tavolinat e kafeneve në Vlorë rreth librit më të ri “Klithmat e Brengës” të atorit lab Namik Jahaj. Ne të moshuarit e dimë historinë si u pushkatuan tre gjeneralët e Ushtrisë Popullore: B. Balluku, P. Dume dhe H. Çako. Librin e mendoja një monografi. Ishin andej, ishin këtej. Luftuan ashtu, luftuan kështu. Fituan luftën, sollën paqen. Punuan, udhëhoqën, ndërtuan, “tradhëtuan” kohën, u bë gjyq, u pushkatuan. Edhe ti që do ta lexosh, edhe unë që e lexova të duket: Endërr dhe ke të drejt të pyesësh:si ka ndodhur? Pse ka ndodhur?

Kur ndodhi? Si ndodhi? Pse ndodhi? A e pranuan të gjithë? Si reaguan? Si e vuajtën? Po zakoni? Po tradita? Po besa dhe besnikëria? Libri tregon se Guximi – Besa – Amaneti nuk janë pronë e të gjithëve. Nëpërmjet personazhit Zigur (Alush Majko) në 160 faqe libër na sjell një karakter të admirueshëm, që flet pak me të tjerë, por me ato që kanë hall e qajnë hall shpjegohet deri në dhimbje të kokës. E thërret ministri i kohës K. H. Pse zgjedh Zigurin e Labërisë? Pse e vë në merak? Dialogu, monologu, pamja e fytyrave shtrëngimi i duarve, zgjedhja e fjalëve (si granata shpërthyese) kodet e përdorura “Jemi në merak për atë lartë”, “Flas vetëm me ty”. Më duhet të siguroj eshtrat e tyre, që familja dikur t’i gjejë. A i thuhesh dot jo?! A kish rrezik për të dy? Atyre ju duhet një varr… Ndofta më von… s’e mbaroj fjalën. Ziguri i përgjigjet: Me ty ndaj varrin tim në mes…

U nis nga Tirana me ëndrrat. Po gratë, po fëmijët, po gjitonët, po ata, po këta?!

 Mjeshtëria e autorit N.Jahaj është që çdo skenë shkruan dhe përshkruan emocionalisht. Ka vendosur të bëjë jo histori, por letërsi. Këto i rritën vlerat librit dhe të mban mbërthyer deri sa të përfundosh. Element tragjik, komik, zakonor, folklor, histori, fshat, kryeqytet, diktaturë, demokraci, karakter, personalitet, përdhosje. Në çdo hap dyshim. Hija të ndjek pas.

Gjen kaq intesitet mendimi sa që për secilin që e analizon aq më tepër për ne që s’jemi profesionist arrin në një konkluzion “Lum kush e njeh forcën e fjalës së gjuhës shqipe. Lum kush di ta vendos fjalën në vendin e duhur”.

“Hidhi kyç gojës”, “Spaletat mi dha lufta”, “Qëlloni te balli se zemra s’ju takon juve”. “Desha dritë hëne jo mëshirë”. “Një mal më lanë në kurriz, desha ta ngre me ty”. SHTINI  BURRACAKËR. Guximi për të shkruar librin “Klithmat e Brengës” më duket aq heroik sa jeta e gjeneralëve, sa jeta e Zigurit, sa vet besa e Labërisë, sepse ringjallet besimi, dinjiteti, personaliteti, krenaria, vullneti, zelli, ambicja pozitive që në Labëri duan të na e venitin.

“Hidhi kyç gojës”, “Spaletat mi dha lufta”, “Qëlloni te balli se zemra s’ju takon juve”. “Desha dritë hëne jo mëshirë”. “Një mal më lanë në kurriz, desha ta ngre me ty”. SHTINI BURRACAKËR. Guximi për të shkruar librin “Klithmat e Brengës” më duket aq heroik sa jeta e gjeneralëve, sa jeta e Zigurit, sa vet besa e Labërisë, sepse ringjallet besimi, dinjiteti, personaliteti, krenaria, vullneti, zelli, ambicja pozitive që në Labëri duan të na e venitin. Edhe vdekja ka jetën e vet ajo quhet PAVDEKËSI kur bëhet në emër të së mirës dhe së vërtetës. Nuk lozet në skena teatrale. Lozet me fjalën e zgjedhur letrare që godet m’u në zemër për të rivitalizuar energjinë njerëzore. Konflikti i veprës ideali dhe kodi zakonor “Vrasjen e dinë ata që e bënë”. Për varrosjen e di unë dhe spjegon: një natë pisë e zezë… Besa s’vjen nga lartë. Ajo i ka rrënjët aty.

Mendohej dhe pas 25 vjetëve tregon: “Udhëtimi më i vështirë. Premtimi më burrëror që kam bërë. Po do t’i varros. Po do t’i ruaj me jetën  time”.

Autori sjell ca fragmente për nënën nga Vranishti që qau pranë ushtarit gjerman

Sjell fragmentin e nënë Nurhanës që ngarkon djalin e mbetur në fushëbeteje dhe kur e ndalon gjermani i thotë: “Kështu do bënte dhe nëna jote. Do jepte zemrën e saj të shpëtoje Ti.

Lexuesi pyet: Pse në Labëri këto akte?!

Të vrasësh vdekjen është kuj, sterrë, lemeri.

Shumë therëse janë setencat katër vargjëshe që përdoren si kapituj. Ja njëra:

Kazmat kazmonin varr/ Korbat nxirrnin at’hëna/. Çika lart priste cigar/, Krojet lotonin nga brenda. K. H. Këtë muaj ata gjalmëzesët pushkatohen  Pa folur i dhashë besën thotë Ziguri se e kam njohur në dritë të vetëtimës Mendohej dhe pas 25 vjetëve tregon: “Udhëtimi më i vështirë. Premtimi më burrëror që kam bërë. Po do t’i varros. Po do t’i ruaj me jetën time”. Ja një monolog kur erdhën 3 kufomat e gjeneralëve: Nuk ju prisja kështu. Ju prisja si miq. Më erdhët me plumb në gji. Misioni u mbyll për Ty o K. H. Tani fillon misioni im. A do jem i zoti. Interesant takimi i Zigurit me K. H. në Drashovicë bashkë me të edhe Salua.

Hall të gjithë, thatësira, prodhimi, populli. Unë Ziguri hall mbi halle/.

“Kemi nder dhe Atdhe./ Kemi tërë botën,/ Ndaj për ato bëjmë be/. Japim edhe kokën”

Ishte një këngë që këndohej me dert. Ishte premtim për malet aleat.

Fjali të shkëputura: “Kuptoni zërat e brendshëm sot, të mos kthehen në sokllima nesër”.

Urdhëra popullor: “Të më zhdukesh sa të thahet pështyma mbi këtë gurë, i thanë një spiuni.

Personazhin kryesor me të cilin autori N.Jahaj e ka skalitur jo imagjinar por real se e ka njohur vet, autoriteti i tij nuk ishte fituar nga cilësi pushtetari, por nga djersa e derdhur për 30 vjet në drejtim jo vetëm për ekonominë, por edhe në kulturë.

Faqe të tëra për këngën labe që janë regjistri më i mirë i historisë njerëzore.

Çezari në Malet e Vetëtimës

Verë mjalti, mish helli, rrufe vetëtime që e bënin gjak detin, shpatull dashi që parashikonte fatin e tij dhe të luftës që bënte. E habitshme që vdekja nga 12 thikat që do i qëndisnin trupin e tronditi.

Aktrimi i fundit pa skenë. 15 antar të familjeve në kërkim të eshtrave. Zhgënjimi i tyre po i vinte fundi. Dëgjon Ziguri. Vjen te kabina elektrike. Hesht deri sa bindet që brenda vorrezës do t’ju tregoj tre shkronjat: “B – P – H”. Bërthamë e salduar te shpirti im.

Një vajzë në këmbë. E shikon Zigurin i vë dorën në sup dhe i thotë: Kjo unazë që ma ka dhënë gjyshja është e gjyshit. Po nuk u gjetën eshtrat e gjyshit do ta hedh në lumë. Shekspiri do ta kishte zili këtë skenë kokëforcie.

Zigurit i shkasin lotë nga sytë dhe fillon të recitoj:

“Pse s’dëfton o Lumë i Bardhë/, Dhimbjen plagë që ke te gjiri?/ Presim yjet pse s’kanë ardhë/, Se na duhen dritë te syri”

Ngrihet në këmbë dhe deklaron: “Jo. Unazën do ta gëzosh. Është fati yt.

Ato janë aty. Gjenden eshtrat, por kalvari i ngjarjes e përmend në çdo fshat, në çdo tavolinë deri sa sot ngjarjen e ke të shkruar me shumë dashuri. Besimin – Nderi – Besa janë vula të Labërisë.

Libri ka një veçori. Ka një kujdesje për të sjell material të bollshëm letrar, meritë e autorit. Ka një përdorim gjuhe shumë të dashur për lexuesin, sepse korrektori letrar Z. Mihal Kalia, një profesionist që ka bërë punën e mësuesit model të letërsisë për 40 vjet ka punuar me kujdesje të veçantë. Prof. Bardhosh Gaçe, shkrimtarja Barije Çupi, shkrimtari Petraq Kote dhe poeti Paskal Kaçani kanë ditur ta krehin fjalën e shkruar dhe t’i japin lezet librit dhe mundësi në çdo  konkurim.

Ja e dhëna që solli këtë libër:

Në një fshat të Lumit të Vlorës, pranë një përroi, afër kabinës elektrike, përball një shtëpie të vetmuar, gjendet varri i tre gjeneralëve. I vetmi dëshmitar i asaj nate një burrë si lisi. Zemra ma thotë se ai është ende gjallë.

A nuk duket e gjitha ëndërr ? Në gojën e personazheve vihen vargjet:

“Mjeri unë i mjeri s’di kujt ti ankohem?/ Ti ankohem endrrës, ku ta gjej kur zgjohem”?

Libri ka një veçori. Ka një kujdesje për të sjell material të bollshëm letrar, meritë e autorit. Ka një përdorim gjuhe shumë të dashur për lexuesin, sepse korrektori letrar Z. Mihal Kalia, një profesionist që ka bërë punën e mësuesit model të letërsisë për 40 vjet ka punuar me kujdesje të veçantë. Prof. Bardhosh Gaçe, shkrimtarja Barije Çupi, shkrimtari Petraq Kote dhe poeti Paskal Kaçani kanë ditur ta krehin fjalën e shkruar dhe t’i japin lezet librit dhe mundësi në çdo konkurim.

Kishte mundësi që libri të zgjerohej për të prurë detaje që dëshiron t’i dish. Por autori edhe si në botimet e tjera i jep rëndësi jo faqeve sa e si, por fenomeneve që do ballafaqohet lexuesi. I jep rëndësi jo ngjarjes si histori, por shkaqeve pse ndodhi dhe mësimeve pse s’duhet të ndodhi më. Mos pafshim më  ëndrra të tilla!

E tillë qënka Labëria me histori jo vetëm si krahinë, por gati çdo fshat e çdo shtëpi dhe kjo pasuri oguri i mirë për letërsinë dhe artin tonë kombëtar.