Dokumenti/ Rikthehen telashet për Lulzim Bashën, kërkesë në prokurori për të rihapur dosjen e lobimeve në SHBA!

22
Sigal

Në dhjetor të viti 2019, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim Lulzim Bashën për dosjen e lobimeve në SHBA. Por ky veprim shkaktoi përplasje mes prokurorëve. Më pas gjykata pushoi hetimet. Por ka një kërkesë për rihapjen e dosjes.

Lulzim Bashës mund t’i rikthen telashet e vjetra të lobimeve ruse në SHBA. Ndonëse kreu demokrat pretendon se ka qenë lojë e McGonigal, në Prokurorinë e Tiranës ka mbërritur një kërkesë për revokimin e vendimit të dhënë në vitin 2020 nga Gjykata e Shkallës së Parë Tiranë dhe më pas lënien në fuqi nga Apeli, për pushimin e çështjes.

Kërkesa është dërguar nga avokati Arben Qehaja, njëkohësisht dhe anëtar i PD. Ai shprehet në dokumentin e protokolluar sot në prokurori, se ka pasur zhvillime të reja mbi këtë dosje dhe çështja duhet të rihapet.

Nëse kthehemi pas në kohë, në dhjetor të viti 2019, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim Lulzim Bashën për dosjen e lobimeve në SHBA. Por ky veprim shkaktoi përplasje mes prokurorëve. Vetë drejtuesja e prokurorisë kërkoi që të ketë më shumë hetime, por 2 nga 3 prokurorët e çështjes e dërguan dosjen në gjykatë dhe si Shkalla e Parë ashtu dhe ajo e Apelit pushuan hetimet për mungesë provash.

Por avokati Qehaja shprehet se kemi prova të reja dhe duhet të hyjë në zbatim nenit 329-c, i cili thuhet: “Kur pas vendimit të pushimit të akuzës ose çështjes dalin ose zbulohen të dhëna apo prova të reja, të cilat tregojnë se vendimi nuk është i bazuar, ai mund të revokohet nga gjyqtari i seancës paraprake me kërkesë të prokurorit, të viktimës ose trashëgimtarëve të saj. Kërkesa, së bashku me aktet dhe provat e reja, depozitohet në sekretarinë e gjykatës; Kërkesa shoqërohet me provat e reja me pasojë mospranimi; Kërkesa shqyrtohet në dhomë këshillimi. Kur vendos pranimin e kërkesës, gjykata revokon vendimin e pushimit dhe i kthen aktet prokurorit, i cili rifillon hetimet”.

Sipas avokatit prova e re janë raportimet mediatike, ku vetë shërbimet amerikane kanë bërë me dije se PD e drejtuar nga Basha ka shpenzuar 500 mijë dollarë për lobime dhe nuk dihet burimi i tyre. Sipas tij, hetimet duhet të rihapen dhe për dy të akuzuarit e tjerë, Arben Ristani dhe Ilir Devishi.

“Në emisionin e lajmeve në TV News-24 në datën 13 shtator 2022 (Zëri i Amerikës) është thënë: “… se nga hetimet e zhvilluara nga Departamenti i i Sigurimit në USA ka rezultuar se Partia Demokratike është financuar në shumën 500.000 dollarë nga lobe Ruse…”. Pra është fakti penal për të cilin është hetuar Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, për të cilën gjykatat kanë vendosur “Pushimin e çështjes”.

Më të dhënën e re tashmë e publikuar në të gjitha mediat shqiptare dhe disa të huaja është jo vetëm një e dhënë e re por është provë e plotë për të kërkuar revokimin e vendimit të pushimit të çështjes Penale nr.645 të vitit 2018 në ngarkim të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi”, thuhet në kërkesë.

Tani i takon Prokurorisë së Tiranës të vlerësojë nëse jemi në kushtet e nenit 329 dhe t’i drejtohet gjykatës për rihapjen e hetimeve.

Padia e plotë

Të nderuar znj/z. prokurorë!

Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë me vendimin nr. 237 akti, datë 13.01.2020 ka vendosur:

1-Pushimin e çështjes penale me nr.645 viti 2018, në ngarkim të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, secili i akuzuar për kryerjen e veprës penale të “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve” e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 190/3 i K.Penal.

2-Pushimin e çështjes penale nr.645 viti 2018, për veprën penale të “Pastrimi i produkteve të veprës penale” e parashikuar dhe e dënueshme nga neni 287-ç/2 i K.Penal, në ngarkim të të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi.

Ky vendim është lënë në fuqi me vendimin nr.194, ,datë 14.05.2020 të Gjykatës së Apelit Tiranë, vendim ndaj të cilit Prokuroria e Apelit Tiranë në kundërshtim të hapur me ligjin procedurial penal nuk ka ushtruar Rekurs në Gjykatën e Lartë, duke kontribuar që vendimi i padrejtë e i paligjshëm i dhënë nga të dyja gjykatat të marrë formën e prerë.

Në emisionin e lajmeve në TV News-24 në datën 13 shtator 2022 (Zëri i Amerikës) është thënë: “… se nga hetimet e zhvilluara nga Departamenti i i Sigurimit në USA ka rezultuar se Partia Demokratike është financuar në shumën 500.000 dollarë nga lobe Ruse…”. Pra është fakti penal për të cilin është hetuar Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi, për të cilën gjykatat kanë vendosur “Pushimin e çështjes”.

Më të dhënën e re tashmë e publikuar në të gjitha mediat shqiptare dhe disa të huaja është jo vetëm një e dhënë e re por është provë e plotë për të kërkuar revokimin e vendimit të pushimit të çështjes Penale nr.645 të vitit 2018 në ngarkim të pandehurve Lulzim Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dervishi. Revokimi i çështjes është i domosdoshëm jo vetëm për hetimit e plotë të kësaj çështjeje, e cila nuk është hetuar më parë nga ana e organit të prokurorisë, por edhe për kryerjen e hetimeve të tjera shtesë që kanë të bëjnë me pyetjen e personave që kanë dijeni ose që mund të jen e përfshirë në krimet për të cilat janë zhvilluar më parë hetime të mangëta, si dhe për pyetjen e personave në USA nëpërmjet L/Porosive, si dhe marrjen e akteve që disponohen nga hetimet e zhvilluara nga Departamenti i Sigurimit në USA. Gjithashtu duhet të merren dëshmi edhe personave të tjerë në shtetet e tjera që rezultojnë të implikuar në transanksione financiare qartazi të paligjshme, si dhe në përfundim vënien përpara përgjegjësisë penale të çdo individi, që dyshohet të ketë kryer krime duke abuzuar edhe me emrin e Partisë Demokratike, absolutisht e papërfshirë asnjëherë në ndonjë aferë të jashtëligjshme.

Të nderuar z. Prokurorë!

Nisur nga lajmi i transmetuar në emisionin e lajmeve në tV “Neës-24’ në datën 13 shtator 2022 (Zëri i Amerikës) është thënë: “… e nga hetimet e zhvilluara nga Departamenti i i Sigurimit në USA ka rezultuar se Partia Demokratike është financuar në shumën 500.000 dollarë nga lobe Ruse…”, ne si antarë të Partia Demokratike e Shqipërisë kemi pritur se nga ana Juaj do të veprohej menjëherë me kërkesë për revokimin e vendimit të pushimit, kërkesë të cilën duhet ta kishi adresuar gjykatës që ka dhënë vendimin, gjykatë në të cilën jemi interesuar dhe nuk ka një kërkesë të tillë, e në këto kushte po ju drejtohem me shkrim, pikërisht “Drejtësisë së re e të reformuar deri në palcë, me qëllim që tju zgjojmë nga letargjia “Basha”, për të kërkuar revokimin e pushimit të kësaj çështjeje dhe për të na dhënë përgjigje ku kanë shkuar lekët Tona si anëtarë të Partia Demokratike, pasi paguajmë kuotizacion dhe kërkojmë të dimë ku ka shkuar dhe si është përdorur djersa jonë e investuar në lekë detyrimesh anëtarësie në këtë parti.

Gjithashtu në disa studio televizive kam parë edhe Arben Ristanin, si dhe avokatët që kanë qenë të deleguar për Bashën, që turpshëm me çkanë thënë më parë në gjyq: “…s’ka vepër penale, çështja është hetuar…”kanë ndryshuar drastikisht qëndrim duke deklaruar se: Kjo çështje nuk është hetuar, duhet rihetuar, ku janë marrë lekët si dhe burimin e tyre si dhe ku kanë shkuar, ecet, ecet?!!! Në këtë aspekt edhe ata vetë përbëjnë provë të re në pyetjen e tyre me të dhënat që mund të japin, tashmë që Bashja ju ka dhënë nga një shqelm bythëve edhe atyre që mund ti kishte bashkëpunëtor edhe në ato krime të rënda.

Në këto rrethana sa më sipër ne mendojmë se jemi plotësisht në kushtet e nenit 329/c, “Revokimi i vendimit të pushimit”: “…kur pas vendimit të pushimit të akuzës ose çështjes dalin ose zbulohen të dhëna apo prova të reja, të cilat tregojnë se vendimi nuk është i bazuar, ai mund të revokohet nga gjyqtari i seancës paraprake me kërkesë të prokurorit, të viktimës trashëgimtarëve të saj. Kërkesa së bashku me aktet dhe provat e reja, depozitohet në sekretarinë e gjykatës.

Të nderuar znj/z.Prokurorë!

Për sa sipër ju drejtohemi Ju, si person që legjitimoheni sipas nenit 329/c të K.Pr.Penale (shtuar me ligjin nr.35/2017, datë 30.03.2017, neni 184) dhe nga ana Juaj.

KËRKOJMË:

Përgatitjen dhe paraqitjen në gjykatë të kërkesës “Për revokimin e vendimit nr.237 akti, të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, lënë në fuqi me vendimin nr.194, datë 14.05.2020 të Gjykatës së Apelit Tiranë.

Tiranë më datën 21 shkurt 2024./Pamfleti