Jep dorëheqjen nënkryetari i PD, Alfred Rrushaj braktis farsën e Bashës

999
Sigal

Nënkryetari i PD dhe kreu i grupit parlamentar, Alfred Rrushaj ka dhënë dorëheqjen.  

Një gjë të tillë e ka konfirmuar sot deputeti Lulzim Basha në një mbledhje me një grup të vogël mbështetësish.

Rrushaj është deputeti i radhës që braktis farsën e Lulzim Bashës, pas vendimeve të këtij të fundit për të mbajtur me forcë selinë e demokratëve.

Skenat e rënda të 8 janarit nga selia e PD ku demokratët u dhunuan barbarisht nga mercenarët e Lulzim Bashës dhe ndërhyrja e policisë duke hedhur bomba gazi, kanë bërë që Rrushaj të distancohet. Por hakmarrja e Lulzim Bashës nuk vonon.Mësohet se Basha i ka kërkuar prej disa ditësh dorëheqjen Rrushajt duke e akuzuar atë se me qëndrimet e mbajtura i ka dhënë mbështetje Sali Berishës dhe lëvizjes për Rithemelimin e PD.

***

Ndërkaq, deputeti Basha ka njoftuar edhe pasuesin e Alfred Rrushajt.

Në vend të tij si kryetar i grupit parlamentar emërohet Enkelejd Alibeaj. Ky i fundit largohet nga nënkryetar i Kuvendit.

Gjithashtu, nënkryetar i PD dhe nënkryetar i Kuvendit të Shqipërisë emërohet Agron Gjekmarkaj. Ky i fundit njihet për besimin e verbër që ka ndaj deputetit Basha dhe më në fund u shpërblye.