Drejtuesit e shtetit / Presidenti Begaj dhe kryeministri Rama nisen drejt SHBA, do të flasin në OKB në mbledhjen e liderëve botërore

31
Sigal

Presidenti i Republikës së Shqipërisë në SHBA. Begaj do të mbajë fjalën në asamblenë e OKB-së në 21 shtator

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Prof.Dr. Bajram Begaj ndodhet sot në Nju Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në hapjen e punimeve të sesionit të 78-të së Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Takimi i rëndësishëm ku do të marrin pjesë krerët e shteteve dhe qeverive të 193 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara do nis sot nga kjo e hënë dhe për ku për afro një javë do të zhvillohen diskutime të rëndësishme mbi sfidat e së sotmes dhe të ardhmes. Presidenti i Shqipërisë Begaj do të mbajë fjalën në 21 shtator 2023 në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Gjithashtu, Presidenti i Republikës Begaj, do të marrë pjesë në Forumin e Nivelit të Lartë Politik për Zhvillimin e Qëndrueshëm, i cili do të mbahet në Nju Jork, në vigjilje të Sesionit të 78-të të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara. Edhe në këtë forum, Presidenti do të mbajë fjalën, në emër të Shqipërisë, në Segmentin e dedikuar të Dialogut të Udhëheqësve, përkrah kryetarëve të delegacioneve zyrtare të vendeve të tjera. Presidenti i Shqipërisë gjatë periudhës së qëndrimit në Nju Jork do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me krerë të tjerë shtetesh dhe zyrtarë të lartë amerikanë, por edhe me përfaqësues të shoqatave të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Vëmendja e mendjave botërore është tek ky takim sikundërse edhe mediat në Shqipëri presin me interes fjala e parashikuar për t’u mbajtur ditën e enjte nga kreu i shtetit në Debatin e Përgjithshëm të Asamblesë së Kombeve të Bashkuara.

 

Kryeministri i Shqipërisë në OKB, do të drejtojë mbledhjen e Këshillit të Sigurimit në 20 shtator

Shqipëria në cilësinë e një vendi anëtar të zgjedhur jo të përhershëm së paku kjo deri në 31 dhjetor 2023 në punimet e samitit të 78-të së Organizatës së Kombeve të Bashkuara Shqipëria do të përfaqësohet në nivelet më të larta në samitin botëror. Ashtu si ka shkruar edhe më herët Gazeta Telegraf përveç Presidentit të Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj që do të jetë pjesë e këtij samiti, do të jetë Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama në datën 20 shtator, i cili do të jetë edhe drejtuesi i debatit të hapur me fokus stabilitetin dhe paqen. Vizita disa ditore e kryeministrit të Shqipërisë pritet të shoqërohet edhe me takime të ndryshme me krerë të lartë të shteteve të ndryshme. Mësohet se kryeministri Edi Rama do të ketë në datën 20 shtator 2023 edhe një takim dypalësh me presidentin ukrainas, Volodimir Zelenski. Roli i Shqipërisë në Këshillin e Sigurimit ka qenë tepër aktiv lidhur me çështjet e sigurisë dhe paqes. Më herët kujtojmë se Shqipëria propozoi draft-rezolutën për Ukrainën. Punimet e samitit të 78-të të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, po zhvillohen në Nju Jork dhe pritet të zgjasin afro 1 javë. Në këtë takim të rëndësishëm botëror marrin pjesë krerët e lartë të 193 vendeve anëtare të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.