Ndarja nga jeta e ish-futbollistit shkodran, Meta merr pjesë në homazhe: Ramazan Rragami ishte kampion si në sport, ashtu dhe jetën e përditshme

91
Sigal

Presidenti Ilir Meta ka qenë i pranishëm në homazhet e zhvilluara ditën e sotme për ndarjen nga jeta të ish-futbollistit shkodran Ramazan Ragani.

Në një prononcim për mediat, Kreu i Shtetit shprehet se Ragani do të kujtohet si një emër i madh për kontributin që ka dhënë për futbollin shqiptar.

Meta shprehet se Ragani nuk ishte vetëm një kampion në futboll, por edhe një kampion në jetën e përditshme si qytetar.

“Nuk mund të mos vija në Shkodër për t’i dhënë lamtumirën një futbollisti legjendë. NJë emër që bëri historinë siç ishte Ramazan Ragani.

Sa herë të kujtojmë atë barazim historik me Gjermaninë në vitin 67’ që skualifikoi nënkampionët e botës, do kujtojmë Ramazan Raganin.

Sa herë të kujtojmë arritjet më të mëdha të futbollit tonë, në mënyrë të veçantë kualifikimin e shpresës sonë në vitin 83, në 8 më të mirat e Europës, pasi skualifikoi dhe ajo Gjermaninë, do kujtojmë arkitektin e  atij ekipi që ishte Ramazan Ragani.

Jam i bindur që të gjithë do ta kujtojmë gjithmonë, njeriun që vendosi rekord në historinë dhe që ndryshpoi rregulloren e UEFA-s, Ramazan Raganin që ngriti kupën pasi goditi 7 herë nga pika e 11 metërshit dhe shënoi të shtatën herë.

Njeri me kontribute të jashtëzakonshme për futbollin shkodran dhe shqiptarë. Ngushëllime më të sinqerta dhe të ndjera jo vetëm familjarëve, por bashkëpunëtorëve dhe komunitetit shkodran.

Ramazan Ragani nuk ishte vetëm një kampion i zakonshëm në fushën e blertë, por kampion si qytetar në jetën e përditshme” – deklaroi Meta.