I dyti në pak kohë, jep dorëheqjen edhe zëvendësministri Elton Haxhi

583
Sigal

Jep dorëheqjen zëvendësministri i Ekonomisë, Elton Haxhi. Lajmin e ka konfirmuar vet Haxhi.
Numri dy i Financave ka njoftuar largimin nga posti i rëndësishëm, në një kohë që vetëm një muaj më parë është larguar dhe zëvëndësministri tjetër, Erjon Luçi..

Ai ka thënë se “Nuk mundet të vijoja të qëndroja më në atë detyrë”.

Kush është Elton Haxhi

Elton Haxhi ka lindur në 21 qershor 1972 në Tiranë. Ai ka mbaruar studimet e larta në Universitetin e Tiranës në 1995, dega Financë Kontabilitet, dhe ka diplomë të avancuar për kontabilitet dhe biznes nga Shoqata e Kontabilistëve të Çertifikuar (ACCA) në Angli. Aktualisht mban titullin profesional Auditues Ligjor, dhënë nga Instituti i Ekspertëve Kontabël të Autorizuar (IEKA) në vitin 2000.