Akuzat belge për Frrokun, Llalla e 2 prokurorë shkojnë në Belgjikë

274
TIRANË – Kryeprokurori Adriatik Llalla i shoqëruar nga dy Prokurorë të tjerë është nisur drejt Belgjikës për t’u njohur më mirë rreth çështjes ndaj deputetit Mark Frroku, ku ky i fundit rezulton i dënuar me 10 vite burg për vrasje.
Rreth 1 javë më parë mbërriti dosja ndaj deputetit Frroku lidhur me akuzat për vrasjen e një shqiptari tjetër në Belgjikë në vitin 1996.
Dosja belge ndaj Frrokut përbëhej nga 2500 faqe. Aktualisht deputeti Mark Frroku ndodhet në arrest me burg për akuzat belge.