Abaz Hoxha/ Dy fjalë për Z.Arkitekt Shkreli- këshilltar i kryeministrit

542
Ju kam dëgjuar dy herë në TV që flisni për problemet e ndërtimeve. Herën e parë folët gati një orë e gjysëm për mrekullirat që keni bërë në ndërtesën e kinostudios dhe se atje gjoja kishit punuar vetëm 10 ditë. Të dyja ishin mashtrim mbasi atje është punuar rreth 6 muaj dhe keni bërë vetëm lyerje e ndonjë suvatim dhe është vendosur ndonjë ndriçim duke u shpenzuar fonde të mëdha. Përveç kësaj hoqët edhe pllakën përkujtimore të kinostudios duke e shndërruar një monument kulture në një administratë shtetërore. Si një nga themeluesit e kinostudios e kam vizituar dy herë atë objekt para dhe pas mbrekullirave që paskeni bërë ju. Po ju tregoj fotot si ishte dhe si është. Ju dëgjova që folët për një ndërtim pa leje dhe që ishte ngjitur me ndërtesat e tjera dhe akuzonit Bashkinë. Unë banoj pranë dhe e pashë ndërtimin që po bëhet dhe ndoshta kini të drejtë se duhet të respektohen distancat. Por si arkitekt ose urbanist që jeni nuk ju kam dëgjuar ndonjëherë të flisni për atë batërdi që është bërë në kohën kur e drejtonte bashkinë shefi juaj. Ndërtesat që janë bërë që në kohën e socializmit kishin distancë të madhe me njëra-tjetrën me trotuarë dhe mjedise me gjelbërime 7-8 metro pastaj vinte rruga. I keni parë që te gjitha ambjentet e gjelbëruara janë kthyer në lokale ngjitur me njëra-tjetrën bile janë ngushtuar edhe trotuaret dhe duhet të kesh kujdes të ecësh se bie në lokale që janë bëre ngjitur me trotuaret në thellësi 2-3 m. Edhe këto janë në rr. Brigada e VIII për të cilën ju ankoheni dhe janë bërë kur kryetar Bashkie ka qenë shefi juaj. Të shkojmë më tej paralel me rr. Brigada e VIII është rruga Pjetër Bogdani që ishte me vila. A e keni parë çfarë batërdie është bërë ku janë ndërtuar pallate 9-12 kate pothuajse të ngjitura me njëra-tjetrën që po të dalësh në dritare mund ti huash tiganin komshiut. Kjo nuk ju ka bërë përshtypje zoti arkitekt. A janë respektuar distancat për të cilat me të drejtë flisni? Le të shkojmë pak më tej .Karshi ish ambasadës kroate është bërë një ndërtesë gjigante 12 katëshe e cila është ngjitur pothuajse plotësisht me ndërtesën ekzistuese të ndërtuar në vitet e socializmit, dhe me gjithë protestat që bënë atëherë banorët, Bashkia që drejtohej nga ju nuk e vuri ujët në zjarr. Hidhni një sy zoti arkitekt në bllokun pranë ish ekspozitës “Shqipëria sot. Ndërtesat ekzistuese kanë qenë në një distancë të madhe me njëra-tjetrën. Ndërtesë-trotuar-lulishte 5-6 m, rruga, lulishte trotuar dhe pastaj ndërtesa tjetër. A i kini parë si janë zënë lulishtet me lokale të ndryshme. Pse nuk keni ndërhyrë ju dje zoti arkitekt që e kishit pushteti vendor prej 11 vjetësh. Banoj në rr. Pjetër Bogdani që sikurse edhe rr. Brigada e VIII dhe gjithë zona e ish bllokut ka qenë gjithmonë bastion i së majtës. Gjatë qeverisjes tuaj rruga është bërë disa herë duke i hedhur disa lopata dhe pak asfalt sipër dhe për dy muaj prishej përsëri. Rruga e re para dy vjetëve por u bë me themel me një një thellësi rreth një metër, u hodh një shtresë e madhe guri,pas kësaj ranë, u ngjesh disa herë dhe u shtrua me disa shtresa asfalt, ju bënë të gjitha kanalizimet për ujërat e zeza, u futen të gjitha kabllot elektrike dhe telefonike në tokë se përpara qëndronin të varura sipër si rrjete merimangash, u vendosën puseta dhe u mbollën edhe pemë në të dyja anët e rrugës. Po kështu u rindërtua me themel edhe rruga Brigada e VIII. Këtë zonë që ju e kishit bastionin tuaj e kishit lënë në ditë të hallit. Thoni që gjatë qeverisjes tuaj u bënë mrekullira për Tiranën. Ku janë mrekullirat në bojatisjen e fasadave apo në betonizimin e kryeqytetit që iu eliminuan të gjitha sheshet e gjelbëruar dhe u ndërtuan pallate shumë katëshe sigurisht që këto pallate nuk u ndërtuan nga ju por nga biznesi privat ndërsa ju merrnit vetëm paratë prandaj u interesonte jo urbanistika e kryeqytetit por të merrnit sa më shumë para nga biznesi. Shumica e këtyre pallateve u ndërtuan me hapësira nën tokë për parkime. Sot parkimet janë shndërruar në lokale të ndryshme dhe makinat e shumta që ka sot kryeqyteti nuk dinë ku të qëndrojnë. Pse nuk ndërhytë ju Z. Arkitekt për ti ndaluar që ato të mos shndërroheshin në mjedise biznesi por të përdoreshin si parking që të mos lejonit të mbushen rrugët dhe trotuaret me makina duke penguar edhe lëvizjen e qytetarëve. Kryeqyteti në kohën që e morët ju pushtetin kishte në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” 3 shatërvanë të cilët jo vetëm zbukuronin por edhe freskonin ajrin e Tiranës. Të tre këto shatërvanë u prishën nga ju ndonëse njërin prej tyre e ndërtoi vetë Kryetari juaj që atëherë ishte Ministër i Kulturës. Dëgjova se kandidati juaj për kryetar paska një plan për ta shndërruar përsëri qëndrën e Tiranës. Nuk e di sa herë do ndryshoje ajo qendër, pushtetin e kishit vetë 11 vjet por e latë një gërmadhë për disa muaj duke penguar qarkullimin e mjeteve dhe duke shkaktuar një pluhur të jashtëzakonshëm ndotje akustike. Ç’janë këto rikonstruksione që bëni sa herë që ndryshojnë pushtetet, kush i paguan këto para ju pushtetarët e majtë e të djathtë ose taksapaguesit? Ju vetëm këto rekonstruksione i bëni jo se u digjet zemra për qytetarët por për tenderat parat e të cilave kalojnë pjesërisht në duart e drejtuesve. Po kështu latë në qendër të Tiranës pas Teatrit te Operës dhe Baletit një gropë të madhe plehrash që u shndërrua edhe në një qendër prostitucioni dhe ku hidheshin plehrat e qytetit. Kjo nuk u vriste sytë kur kishit disa metra larg Bashkisë?E vetmja meritë e Bashkisë që drejtonit ju që kishte të bënte me kompetencat e saj ishte rregullimi i Lanës për të cilët ia vlen të përgëzoheni. Ç’është kjo mani e pushtetarëve që sa ndërrohen ministra dhe së fundi edhe Kryeministri bëhen rikonstruksione të dikastereve. Kush i paguan këto para për kapriçot tuaja. Kam parë se po bëni disa parcela pranë Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së brendshme për ti kthyer në mjedise të gjelbëruara dhe nuk është keq. Por a nuk e dini që përballë Ministrisë se Brendshme është një ndërtesë e Teatrit Kombëtar e ndërtuar që në kohën e pushtimit italian me pupullinsi një ndërtesë provizore. A ju ka shkuar ndërmend për ndërtimin e një Teatri Kombëtar që përfaqëson nëkulturën e çdo kombi dhe merreni me fasadat sa për të bërë Show. lasim per konsumin e energjisë elektrike. Këtu ju drejtohem të dy palëve të majtë e të djathtë. A nuk u ka shkuar ndërmend që në dikasteret dhe institucionet shtetërore në çdo dritare ka nga një kondicioner që punon dimër verë dhe konsumon një sasi të madhe energjie elektrike përveç kostos të çdo kondicioneri. Përse nuk planifikoni instalimet qëndrore të ajrit për ngrohje e kondicionim që është shumë me ekonomik. A e dini se shumicën e konsumit të energjisë elektrike e konsumojnë vetëm organizatat e institucionet shtetërore të cilat siç dëgjohet janë edhe debitorët më të mëdhenj karshi Çezit. Apo mos vallë nuk doni të prekni biznesin e ndonjërit që importon kondicionerë? Këtu duheshin bërë investime dhe jo ne lluksin e zyrave tuaja. Prandaj arkitekt lëreni propagandën dhe luftën politike mbasi populli ju ka ngakuar ti shërbeni atij dhe jo të politizoni dhe pengoni njëri-tjetrin. Të gjitha konfliktet tuaja rëndojnë mbi ne qytetarët. Lëreni premtimet e shumta se do bëjmë falas këtë dhe atë mbasi ju nuk vini asnjë lekë nga xhepi juaj të gjitha premtimet e kusuret tuaja i paguajmë ne qytetarët.
Sigal