Kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi ka zhvilluar një takim me disa nga gjimnazistët e gjimnazit “Besnik Sykja” në Tiranë dhe ka deklaruar se për LSI të rinjtë janë të parët.
Në një postim në Facebook, Kërpaçi thekson se LSI është e vendosur për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë.
POSTIMI I PLOTË
Sot, e kalova paraditen sërish si gjimnaziste me grupin e Besnik Sykes🤗
Për LSI, të rinjtë janë të parët dhe angazhimi ynë është për të garantuar arsim cilësor dhe punësim të mirëpaguar!
Ne jemi të vendosur për të ndaluar shpopullimin e shqiptarëve, sepse besojmë te potencialet e jashtëzakonshme të vendit tonë dhe vetëm me energjinë dhe visionin e të rinjve ne do ta bëjmë Shqipërinë,shtëpinë tonë❤




















