Kryebashkiuku Veliaj: Tirana, qyteti model për punën e bërë për fëmijët

417
Sigal

Tirana është përzgjedhur nga UNICEF-i si histori suksesi për punën që ka bërë për fëmijët, që nga shtimi i hapësirave argëtuese dhe të gjelbra, këndet e lojërave, çerdhet, kopshtet e shkollat. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishte i ftuar në Samitin e Parë Ndërkombëtar për Qytetet Miqësore për Fëmijë të organizuar nga UNICEF-i dhe Bashkia e Këlnit në Gjermani, për të rrëfyer sfidat me të cilat u përball në këto 4 vite, për ta shndërruar Tiranën në një qytet model, ku të parët janë fëmijët. Ai tha, se një qytet që investon për fëmijët, investon për një të ardhme më të mirë të shoqërisë. “Ishte një kënaqësi e veçantë që, në Forumin Global të UNICEF-it, të prezantonim Tiranën si një histori suksesi i një qyteti miqësor për fëmijët. Jemi fokusuar shumë te fëmijët, e filluam me këndet e lodrave, me kopshtet, me çerdhet, tani po vazhdojmë me 17 shkollat e reja, me fëmijët që mbjellin pemë, që mësojnë biçikletën. Një qytet që nuk investon te ata, është një qytet pa të ardhme. Por, unë besoj se e ardhmja evropiane e Tiranës, është investimi që po bëjmë te fëmijët sot”, tha kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.