Bylykbashi akuza të forta Bashës: Kam prova se lobove në Senat kundër ambasadores Kavalec

Deputeti demokrat Oerd Bylykbashi ka hedhur akuza të forta në drejtim të Lulzim Bashës se ka lobuar kundër Kathlen An Kavalec si ambasadore e ShBA-ve në Shqipëri.

I ftuar në një emision, Bylykbashi ka theksuar se PD në drejtimin e Bashës ka lobuar kundër ambasadores Kavalec dhe se disponon edhe prova.

Sigal

Bylykbashi: E kam të provuar me dokumentacion lobimin kundër ambasadores Kathlen An Kavalec.

Në vitin 2019 Senati Amerikan i ka kthyer mbrapsht presidentit Donald Trump kandidaturën e Kathlen An Kavalec për të qenë ambasadore e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri.