Presidenti Meta pret në takim lamtumire diplomatin serb

286
Sigal

Presidenti, Ilir Meta, priti sot në takimin e lamtumirës Dekanin e Trupit Diplomatik në Shqipëri, Ambasadorin e Serbisë, Miroljub Zariç. Gjatë takimit, kreu i shtetit vlerësoi veprimtarinë e gjatë profesionale të Ambasadorit Zariç, si përfaqësues diplomatik në Tiranë, si dhe përpjekjet aktive të tij në avancimin e marrëdhënieve dypalëshe.

”Shpreha kënaqësinë që përmbajtja e marrëdhënieve midis dy vendeve është pasuruar me zhvillime të reja, falë angazhimit për t’i shërbyer jo vetëm bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal, por edhe si detyrim ndaj të ardhmes së përbashkët europiane”.

Duke ju referuar treguesve në rritje të bashkëpunimit ekonomiko-tregtar, Meta theksoi gjithashtu potencialet ende të pashfrytëzuara për bashkëpunimin tonë.

”Ndërsa përballemi me sfida të pashembullta për shëndetin tonë publik dhe ekonominë, bashkëpunimi rajonal ka rezultuar i dobishëm në trajtimin e pandemisë Covid-19 dhe se duhet të vijojmë në këtë drejtim”.