“Jemi para një grushti shteti”, Berisha fton shqiptarët ti bashkangjiten tubimit të 2 Marsit

431
Sigal

Narko-diktaturat, sic e quan ish kryeministri Sali Berisha qeverisjen e Edi Ramës, ikin vetëm me revolucion demokratik.

Gjatë fjalës së tij në një intervistë për 24-orë.info, Berisha shprehet i bindur se ky revolucion do të bëhet nga qytetarët e Shqipërisë dhe se kryeministri Rama do të merr ndëshkimin e merituar të historisë.

“Kjo pakënqësi e madhe që ekziston do të vlojë një ditë dhe vlimi do të përvëlojë Edi Ramën”, është shprehur në intervistë me gazetarin Xhevdet Pozhari.

Sa i përket manifestimit popullor të paralajmëruar nga presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta, Berisha ka thënë se të gjithë shqiptarët duhet t’i bashkëngjiten.

“Presidenti e ka thirrur manifestimin sepse jemi para një grushti të shtetit, brenda shtetit, këto quhen grushte shteti brenda shtetit kur një pjesë e pushtetit, një degë e pushtetit, merr pushtetin e degëve tjera. Në këtë rast, faktikisht, pasi që ka marrë çdo institucion të vendit pa përjashtim, (Edi Rama) po merr edhe kompetencat e presidentit”, ka deklaruar Sali Berisha, i cili thotë se cdo ditë që kalon pa protesta është humbje e madhe.