Jemi në një moment kritik për Europën! Erdogan: Moska e Kievi duhen inkurajuar pa u imponuar për armëpushim

14
Sigal

Kryeministri turk, Recep Tayyip Erdogan, në fjalën e tij gjatë Samitit të Komunitetit Politik Evropian që po mbahet në Tiranë, theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë mes shteteve të Evropës, duke përmendur potencialin e jashtëzakonshëm për të zhvilluar fushat e energjisë, teknologjisë dhe lëndëve minerale.

“Në këto kohë kritike kur diskutojmë të ardhmen e sigurisë europiane përpjekjet e BE-së për të zhvilluar industrinë e mbrojtjes janë vërtet të dobishme. Besojmë që këto përpjekje duhet të përfshijnë dhe aleatë që nuk janë anëtarë të BE-së. Me këtë ide do të ishte interes më i mirë europian. Shumë luftra në Europë na kanë treguar se nëse përcahemi bëhemi më të dobët e nëse bashkohemi bëhemi më të fortë.

Ndërsa marrim në konsideratë të ardhmen tonë të përbashkët duhet të konsultohemi për hapat që do ndërmarrim për sigurinë tonë ekonomike. Turqia ka madhësi ekonomike prej 1.3 trilionësh dollarësh amerikanë. Një popullsi dinamike të re, një industri konkuruese e qasje drejtëpërdrejtë në tregje të mëdha konsumi. Përditësimi i bashkimit doganor me BE do të kontribuojë për sigurinë e zinxhirëve të furnizimit. Ne besojmë se kjo hallkë dot ë shtrojë rrugën për mundësi të përbashkëta investimesh në sektorë kritikë, si farmaceutikë dhe industrinë e mbrojtjes.  

Praktikat e Shengenit duhet të rishikohen….”

Jemi në një moment kritik. Që armët të heshtin e paqja të vendoset në Ukrainë, sot si në të shkuarën gjithsecili po kontribuon në një zgjidhje për të arritur në armëpushimin gjithëpërfshirës.

Për shkak të ndjeshmërisë, inkurajimi i palëve pa u imponuar asgjë është shumë e rëndësishme sa i takon arritjes së paqes së drejtë e që të zgjasë.  Kam filluar takime më vete me presidentin Trump, Zelensky, Macron,  Melonin.

Zelensky ishte dje në Ankara dhe pas takimit vendosi të nisë bisedimet teknike për herë të parë pas marsit 2022. Një dritare shumë e rëndësishme mundësie është celur për të ndalur gjakderdhjen. Kjo mundësi nuk duhet humbur. 

Rusia, Ukraina, Turqia po zhvillojnë bisedime në Stamboll drejtuar nga ministri i jashtëm i Turqisë. Në këtë fazë mbështetemi tek të gjithë partnerët tanë për të mbajtur të hapura kanalet e dialogut. në një paqe të drejtë nuk ka humbës. Turqia do të vijojë të bëjë pjesën e vet në këtë proces….