SPAK pretendoi se masat e para ndaj Berishes NUK ishin kufizim te lirive te njeriut ndaj nuk kish nevoje per leje nga Kuvendi. Drejtesia me rregji “afermendsh” u nenshtruar dhe i shkoi sipas urdhrit politik. POR nese detyrimi per paraqitje dhe ndalimi i daljes jashte vendit nuk jane kufizim lirie atehere PSE nuk respektuan ligjin per masat qe nuk kufizojne lirine? Keto masa hyjne ne fuqi vetem pas vendimit te formes se prere te gjykates, ndersa drejtesia me rregji e ekzekutuan menjehere dhe nuk priten te marre forme te prere. Kjo e ben vendimin e ekzekutimit te pavlefshem. Ndaj duhet te zgjidhni nese masat e para ishin ANTILIGJORE, apo te PAVLEFSHME! Zevendesimi i mases se pavlefshme eshte nul. Berisha u vendos ne arrest pasi kinse kishte refuzuar vendimet e gjykatave te mases se pare qe ishte ANTILIGJORE ose E PAVLEFSHME (shih proces-verbalin e dates 18.12.2023 te Keshillit per Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetin faqe 25).
Jamarbër Malltezi: Prokurorët dhe Gjyqtarët e Berishës kapen në shkelje ligji dhe mashtrim
Prokuroret e nenshtruar politikisht ndaj Edi Rames dhe Taulant Balles, kane kryer mashtrim te perseritur qofte kur ndryshimin e destinacionit te tokes te firmosur nga Edi Rama ia atribojne Berishes, (qofte kur shpallen Berishen kryetar te KRRT ne vend te Edi Rames), qofte kur bamiresine ndaj femijeve te semure e quajne korrupsion, qofte kur genjejne 10-fish me qera apartamenti, qofte kur tentuan te zhbejne fletoret zyrtare qe tregonin pronesine e tokes me deshmi te rreme te hajduteve ordinere (shqiptare apo lecjan te natyralizuar), qofte kure tentuan te zhbejne dekretin e presidentit per planin e perhapjes me deshmi te rreme apo nen presion te ushtarakeve pa tager ligjor. Te njejtet prokurore nuk kane guxuar te nisin procedim penal as ndaj Edi Rames per shperdorim detyre me dem mbi 320,000 euro te vertetuar me vendim gjykate te formes se prere (Neni 248 KP) dhe as per refuzimin e tij te zbatoje vendim gjykate (Nenet 320 & 321 te KP), por as ndaj Taulant Balles, nje shpifesi qe u vertetua qe ka kryer kallzim te rreme para prokurorit (sipas Nenit 305 te KP). Ligjin mesa duket e kane si llastik privat qe e hapin apo jo sipas interesit. Por le ta shkruajne “nuk fillon ndjekja penale nese keqberesit e kane emrin Edi Rama dhe Taulant Balla” dhe ta bejne edhe Kodin Penal te personalizuarsi ligjin Fusha. (Padia penale ndaj Edi Rames, Taulant Balles dhe prokuroreve per keto mesiper do depozitohet ne javen ne vijim).
Por mashtrimet dhe nenshtrimet e mesiperme nuk jane pjese e padise penale ndaj prokuroreve dhe gjyqtareve.
Per keto arsye nga padia del se veprimet e prokurorëve z.Arben Kraja dhe znj. Enkeleda Millona, nëpërmjet ekzekutimit të një vendimi jo të formës së prerë në mënyrë arbitrare, që ka passjellë dhe ndryshimin e masës së sigurimit, kanë cënuar lirinë personale të z.Sali Berisha, duke konsumuar në këtë mënyrë veprën penale “Shpërdorimi i detyrës” në bashkëpunim të parashikuar nga neni 248 i K.Penal. Për shkak të veprimeve arbitrare të prokurorëve z.Arben Kraja dhe znj. Enkeleda Millona, është kufizuar liria e z.Sali Berisha, dhe për pasojë plotësohen elementët e anës objektive të veprës penale “Kryerja e veprimeve arbitrare” të parashikuar nga neni 250 i Kodit Penal sipas të cilit: “Kryerja e veprimeve ose dhënia e urdhrave arbitrare, nga ana e punonjësit që kryen një funksion shtetëror ose një shërbim publik gjatë ushtrimit të detyrës së tij, të cilat prekin lirinë e shtetasve, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në shtatë vjet.”. Megjithë kërkesën e z.Sali Berisha për revokimin e menjëhershëm të masës së sigurimit të caktuar ndaj tij, gjykatat, gjyqtaret Irena Gjoka dhe Ilirjana Olldashi nuk morën masa për ndërprerjen e kësaj gjendjeje paligjshmërie, duke konsumuar veprën penale dhe “Mosmarrja e masave për të ndërprerë gjendjen e paligjshme” të parashikuar nga neni 251 i K.Penal
Kete Kallzim Penal, Argita Malltezi e depozitoi ne Prokurorine e Tiranes qysh me 25 Shtator 2024. Pa asnje njoftim per kallzuesin, kjo prokurori ia paskesh kaluar SPAK, dhe AFERMENDSH ne drejtesi te nenshtruar koleget ia mbyllin shkeljet ligjore kolegeve. Ndaj kjo padi eshte depozituar javen e shkuar ne Gjykaten e Posacme per t’a cuar ceshtjen ne Prokurori te pavarur (te Tiranes) per te respektuar ligjin dhe shtetin ligjor dhe per te mos lejuar askend te jete mbi ligjin.