Vlorë/ Fëmija 2-vjeçar konsumoi benzinë në shtëpi, policia nis hetimet

48
Sigal

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Vlorë, ku një fëmijë 2-vjeçar ka konsumuar një sasi të vogël benzine në oborrin e shtëpisë.

Fatmirësisht i mituri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

NOA

“Më datë 09.11.2024, në spital është paraqitur i shoqëruar nga prindërit një shtetas i mitur 2-vjeçar, i cili dyshohet se nga pakujdesia ka konsumuar një sasi të vogël lëndë djegëse (benzinë) në oborrin e banesës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën”,-njofton policia.