Ish-zv.ministrja e PS: Mos dëgjoni më ambasadorët!

351
Sigal

Irena Beqiraj, ish-zëvendësministrja e PS-së e Ekonomisë, deklaron se ambasadorë që u flasin shqiptarëve që na drejtojnë, në emër te popullit shqiptar në anglisht, nuk duhet të ketë më.

E ndërsa referon emërimin e Knut Fleckeinstein si këshilltar i kryetarit të Kuvendit Gramoz Ruçi, Beqiraj shprehet se zyrtarë të BE-së që kthehen si këshilltarë politik nuk duhet të dëgjohen më në këtë vend.

Reagimi i plotë i Irena Beqirajt

Unë kam një Ëndërr.

Ëndrra ime është një Shqipëri ku Ambasadorët, të kenë një jetë zyrtare monotone, të qetë, në pritjen e pafundme të një çështjeje bilaterale diplomatike për t’u zgjidhur.

Ambasadorë që u flasin Shqiptarëve që na drejtojnë, në emër te popullit shqiptar në anglisht, nuk duhet të ketë më. Zyrtarë të BE që kthehen si këshilltarë politik nuk duhet të dëgjohen më në këtë vend.

Për të gjithë ato që presin  ambasadorët, zyrtarët burokratë të BE, të zgjidhin problemet tona, ju lutem merrni 3 minuta edhe e rilexoni këtë shënim.

Kam zgjedhur fabulën elegante të Ernesto Sirrolit ….. por ne kemi historinë tonë, e cila duhet të na bindë që ndërkombëtarët, pavarësisht narratives, shpesh në mendimin tim modest “plot me bosh” nuk mund të zgjidhnin, edhe nuk do të zgjidhin asgjë.