Përplas për vdekje 8-vjeçarin, arrestohet drejtuesi i mjetit në Durrës

326
Sigal

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në fshatin Jubë, në Durrës ku një 66-vjeçar ka përplasur për vdekje me mjetin e tij tip furgon një të mitur 8-vjeçar.

I mituri ka qenë duke lëvizur me biçikletë në momentin e përplasjes. Ndërkohë policia ka arrestuar në flagrancë drejtuesin e furgonit, shtetasin me iniciale Q.N, dhe e ka shoqëruar menjëherë në Komisariat.

“Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin shtetasin Q.N.,66 vjeç, banues në Sukth.

Ky shtetas  më datë 25.05.2020, rreth orës 16:05, në fshatin Jubë, Durrës, duke drejtuar mjetin fugon, ka aksidentuar një fëmijë, shtetasin  G.G., 8 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë, e  për pasojë fëmija  ka ndërruar jetë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.”, njofton policia.