Ish- ministri i PS-së, Taulant Dedja: PD-ja të kërkojë dorëheqjen e Ramës, si kusht i bashkëpunimit

1596
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Taulant Dedja, ish- ministri i PS-së, reagon ndaj ftesës së djeshme të Taulant Ballës dhe Elisa Spiropalit për kryetarin e PD-së Lulzim Bashës, që në shtator të bashkëpunojnë PS dhe PD, madje, duke i dhënë një fletë të bardhë, ku të shkruajë kushtet e këtij bashkëpunimi. Taulant Dedja shkruan se PD-ja mbi fletën e bardhë të ftesës së PS-së për bashkëpunim të shkruajë si kusht të saj dorëheqjen e Edi Ramës si kryeministër dhe zgjedhje të parakohshme brenda 12 muajve.

Reagimi i Taulant Dedja:

Meqënese “Rilindja” i paska ofruar letër të bardhë PD-së për bashkëpunim pa kushte, mbi letër duhet shkruar:

1) Dorëheqje e Edi Ramës dhe qeveri teknike;

2) Korrigjim i sistemit zgjedhor;

3) Zgjedhje të parakohshme brenda 12 muajve!