Ish-kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, reagoi ashpër dje ndaj përplasjeve në Shkodër dhe zjarrit në shkollën “Shejnaze Juka”

460
Sigal

Përmes një postimi në Facebook, Topalli tha se një demokrat nuk djeg as mandate dhe as shkolla.

Por kë Jozefinë duhet të besojmë? Në një intervistë të dhënë për Report TV ne 16 janar 2018, Topalli i kërkonte opozitës të digjte mandatet si masë ekstreme për të rrëzuar Kryeministrin Rama.

Pa harruar kërcënimet e saj ndaj socialistëve: “Sali Berisha duhet t’ju kishte dhënë plumbin ballit për ngjarjet e vitit 1997”.
Siç dëgjohet dhe nga video, Topalli me deklaratat e qëndrimet e saj kontradiktore konkurron “kokë më kokë” me Ralf Gjonin, që i kërkonte opozitës të digjte mandatet dhe hyri në Parlament si “manar” i Ramës duke pranuar mandatin e deputetit.