Prof. Dr. Elmaz Sherifi: Hakmarrja e listave të shqyera ndaj ish deputetëve!

250
Sigal

/Gazeta TELEGRAF

Udhëheqësi që adhurojnë, u tall me ta, kur u premtoi listat e hapura në këmbim të ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, prandaj dhe “listat e hapura” u hakmorrën ndaj tyre, duke ju dhënë “0” vota

Po i masakron! Por e meritojnë!

Pasi ua mori nderin, deputetëve të “opozitës së opozitës”, me “listat e hapura”, i ka vendosur përsëri në rresht e po ua “merr edhe fytyrën” të gjithë ishdeputetëve, që pretendonin se ishin të PD-së dhe LSI-së, por që u vendosën në listat e PS-së për deputet. Populli e kuptoi linjën dhe u dha si “shpërblim” zero vota. Tani, ish deputetët e “opozitës së opozitës”, së bashku me ish deputetët e “rilindjes”, kanë marrë nismën për të shkarkuar Presidentin! Por me çfarë legjitimiteti kushtetues e ligjor ish deputetët do e realizojnë “detyrën e dhënë”? Akoma nuk po nxënë mend. Udhëheqësi që adhurojnë, u tall me ta, kur u premtoi listat e hapura në këmbim të ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, prandaj dhe “listat e hapura” u hakmorrën ndaj tyre, duke ju dhënë “0” vota, për t’i turpëruar para familjeve të tyre dhe “mexhlisit”. Ndryshimet e Kushtetutës dhe ato të Kodit Zgjedhor, “dënuan” edhe “Partitë e Reja”, që u krijuan një muaj para zgjedhjeve, me “bekimin” e ” udhëheqësit, që adhurojnë”, duke i detyruar kryetarët e vetëemëruar, se anëtarësia e tyre nuk i zgjodhi, të jepnin dorëheqje një ditë pas zgjedhjeve, duke lënë të kuptohej, se e “plotësuan misionin”, për t’i shkëputur PD-së  rreth 35 mijë vota.  “Listat e Hapura” u hakmorrën edhe ndaj deputetëve socialistë, që i “miratuan me heshtje” ! Ato nuk  “zgjodhën deputetë socialistë” dhe ju dhanë dy herë më shumë vota anonimeve, që nuk i njihte asnjë socialist, por u miratuan nga vetë “senatorët” të ishin në listat e PS-së. Përse po i “shtrydh si limoni” udhëheqësi që adhurojnë, duke i detyruar të nënshkruajnë për herë të dytë për shkarkimin e Presidentit, kur ata tashmë nuk kanë mandat? Sepse, udhëheqësi që adhurojnë, nuk ka ku e gjen më “ushtrinë e 122 ushtarëve memecë”, e duhet të shkëputet vëmendja nga masakra elektorale! Këtë e kanë kuptuar shumë syresh, veç, të paduruarve në PD, që ashtu si “ushtria e memecëve”, po grumbullojnë firmat, për shkarkimin e Bashës, pa u certifikuar zgjedhjet. Tragjedia mbaroi, komedia po vazhdon!

somario

Udhëheqësi që adhurojnë, u tall me ta, kur u premtoi listat e hapura në këmbim të ndryshimit të Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor, prandaj dhe “listat e hapura” u hakmorrën ndaj tyre, duke ju dhënë “0” vota