Irena Beqiri: Të mbulosh krizën me “gjeteh fiku”

275
Sigal

Plani i Edi Ramës me tre masa, ose si të mbulosh krizën ‘me gjethe fiku’

Irena Beqiraj, ish zëvendësministre  e Ekonomisë

Edi Rama doli 10 ditë më parë (mesditën e një të diele) dhe i tmerroi shqiptarët për krizën e madhe që i priste me energjinë dhe rritjen e çmimeve.Pasi foli për gjithçka që ndodh në botë në këtë kontekst, nuk tha asnjë fjalë për masat që qeveria e tij do merrte në mbrojtje të ekonomisë baza të familjeve shqiptare.Doli edhe në parlament të enjten e kaluar ku foli gjatë për këtë temë, por sërish nuk paraqiti ndonjë plan konkret. Pas presionit të madh publik, më në fund ai doli sërish të dielën e 10 tetorit dhe na paraqiti një plan me tre pika, i cili më shumë ngjan ‘si një gjethe’ fiku që përpiqet të mbulojë lakuriqësinë e gropës në sistemit energjetik dhe ekonominë e vendit, se sa si një projekt real për të dalë nga kriza dhe mbrojtur xhepat e qytetarëve.Në këtë panoramë, ish zëvendës-ministrja e ekonomisë në qeverinë “Rama 2”, Irena Beqiraj, nëpërmjet një shënimi të shkurtër në faqen e saj në Facebook, ka analizuar planin me tre masa të kryeministri Edi Rama. Plani me tre masa:
1. Nuk do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike. Kjo është një e drejtë ligjore të cilën e gëzojmë për sa kohë përdoruesi fundor paguan faturën. Pra qeveria u zotua, se do zbatonte ligjin.

  1. Nuk do të ketë rritje çmimi për konsumatorin familjar, edhe për biznesin e vogël. Ndryshe për konsumatorin e lidhur me tensionin e ulët, i cili konsumon në vit 3.3 Terra. Ndërsa 4.7 Terra të tjera që konsumohen nga biznesi i madh, do të përballen me rritjen e çmimit. Pra çmimi i energjisë, pritet që të rritet për 58%, të furnizimit që bën OSHEE.
  2. Do mbështesin OSHEE, me garanci sovrane 200 milion euro. As hera e parë as e fundit, për një kompani me kapital negativ. Mbaj mend në gusht të 2017, u ofrua i njëjti mekanizëm për shkak të thatësirës. Plani ka vetëm 1 pikë që pret diskutim- rritjen e çmimit për biznesin e madh, sa do të rritet ai. Për çdo një lek rritje e kostove të prodhimit apo ofrimin të shërbimit tek biznesi të, madh do të transmetohet në rritje të çmimeve tek konsumatori final, e cila kuptohet është më e madhe se 1 lek (vetëm sikur të marrin sa konsiderohet vlera në kohë e parasë).

Përse shesim energji elektrike më të lirë, edhe blejmë më të shtrenjtë?!
60 % e energjisë elektrike prodhohet në periudhën Janar- Qershor dhe 40%, në periudhën Shtator- Tetor.
Duke qenë se nuk kemi;
1. Kapacitete të mbajtjes së rezervave ujore/ 2. Kapacitete të magazinimit të energjisë, KESH është i detyruar të shesë kur ka kapacitete ujore, edhe OSHEE të blejë në treg kur KESH nuk ka mundësi ta furnizojë.
Sistemi ynë energjetik është i ekspozuar ndaj riskut të ndryshimit të çmimit, edhe në njohuritë e mia më të mira, kompanitë nuk përdorin asnjë mekanizëm të menaxhimit të riskut, për t’u mbrojtur nga ky risk, (kontratat e paracaktuara të shkëmbimit, kontrata të së ardhmes, etj).
Pra ne shesim e blejmë “on spot”!