Irena Beqiraj: Interesat e ambasadorëve në Shqipëri

535
Sigal

Nëse do të ndihmosh dikë, hesht dhe dëgjoje
Irena Beqiraj, ish zëvendës ministre e Financave

Ernesto Sirollin, një italian shumë simpatik dhe elokuent e njoha mëpërmjet TED TAKS përmes një rrëfimi interesat:“Nëse do të ndihmosh dikë, hesht dhe dëgjoje”. Ai rrëfente: Një nga projektet e para të ndihmës italiane në Afrikë ishte rrijta e kapaciteteve në agrobiznes. Me farat italiane, mbëritëm në Zambian Jugore në një luginë absolutisht të mbrekullueshme afër lumit Zambezi, më qëllimin e vetëm që, t’ju mësonim banorëve lokalë se si të rrisnin domate dhe kunguj italianë. Sigurisht që vendasit nuk shprehen absolutisht asnjë interes për t’u marrë me këtë gjë, kështu që, për të rritur interesin e tyre ne vendosëm t’i paguanim mirë, edhe pse sërisht ato ndonjëherë në të rrallë paraqiteshin në punë. Ne ishim aq të mbrekulluar nga bukuria dhe pjelloria e asaj lugine dhe pyesnim veten si ka mundësi që vendasit nuk rrisnin asgjë.Të ekzaltuar falenderonim zotit që ishim aty, në kohën e duhur për të shpëtuar popullin Zambian nga uria. Dhe natyrisht, gjithçka që mbollëm në atë luginë u rrit e shëndetshme dhe cilësore. Nuk mund të prodhohej kurrë në Itali ajo domate që prodhohej në atë luginë ccudibërse. Nuk mund ta besonim dhe ju tregonim vendasve me krenari: “Shikoni sa e lehtë është bujqësia”. Shumë pak ditë para se t’i mblidhim frutet e punës tonë 200 hipopotoamë dolën nga lumi dhe kishin ngrënë gjithccka. Vendasin të qetë na treguan që kjo ishte arsyeja përse nuk mbillin në atë luginë. “Pse nuk na keni thënë – ishte pyejta e thjeshtë dhe trishtuese e grupit italian për vendansit, të cilët u përgjigjën në mënyrë edhe më të thjeshtë dhe më trishtuese: – “Ju nuk na keni pyetur kurrë”. Por krahasur me ccfarë ishin duke bërë, ndërkohë grupet ndërkombëtare amerikane, angleze, franceze në atë kohë në Afrikë, grupi Italian, ku bënte pjesë Ernesto Sirolli, mund të ishte krenar, pasi të paktën ia kishin dalë të ushqenin Hipopotamët. Misionarët ndërkombëtarë në vendet në zhvillim jo fare rastësisht janë sjellë dhe sillen si shpëtimtarë e paternalistë. Në sytë e publikut duket sikur kanë prurë nga vendet që vijnë pakëtën e plotë të zgjidhjeve të problemeve. Shpesh gjenden në këtë pozicion jo me zgjedhje të vullnetshme. Në rrethanat e konfliktit të vazhdueshëm politik midis palëve, në mungësë të argumenteve të qarta pas ccdo vendimarrjeje politike ekonomike, apo ligjore, në mugesë të kurajos për të pranuar kostot e veprimeve, apo mosveprimeve tona, i kemi shëndruar ata në abitrat edhe matësit e vëtëm të të vërtetave tona. Dëgjova Kryeministrin, në një rrëfim të sinqertë do të thoja, i cili tregonte se sa shumë diplomatë aplikonin për të shërbyer në Tiranë. Unë e besoj fort, që është më shumë interesante të jesh ambasador në Shqipëri sesa në Francë. Ka adrenalinë, je në qendër të vemendjes. Shqiptarët njohin ccdo ditë e më shumë ambasadorët e rrallë e më rrallë ministrat. Për ccdo ccështje të brendshme, sado e vogël, ccfarë qëndrimi mbajnë abmbasadat e huaja,është qendra e rëndesës së problemit. Edhe pse shpesh ccështjet janë tërësisht jashtë kontekstit të zakonshëm e rutinor të marëdhënieve diplomatike midis dy vendeve, qëndrimi që do të mbajnë misionarët e huaj janë lakmuesi i vetëm i vlerësimit të përformancës së aktorëve politik apo jo politik shqiptar. Në Francë, për opinionin publik, nuk ka interes të veccantë se ccfarë mendojnë ambasadat e huaja të vendosura aty, për protesat, për reformën në pensione apo zgjedhjet presidenciale. Aty mëngjesi rutinor e i zakonshëm i një ambasadori nis bashkë me kafen e megjezit dhe përgatitjet për të dalë në zyrë, me tregimin e ethesh e mbase të lodhshëm të gruas se tij, mbi darkën e djeshme të grave të ambasadorëve dhe komenteve se kush ishte veshur më bukur. Ndërsa në Shqipëri shumë prej këtyre misionarëve diplomatik siç thotë Ernesto Silioni ndihen “të ekzaltuar dhe falenderojë zotit që janë këtu, (jo vetëm për shkak të bukurive që nuk i mungojnë Tiranës), por më së shumti se janë në kohën e duhur në një vend që ka nëvojë për ndihmë”. Kjo ndjesi është burimi më i qënësishëm i adrenalinës për qënijet njerezore. Respekti i këtij vendi nuk do të mungojë për asnjë nga misionarët e huaj, qoftë për ata atë që u qëndruan strikt objektivave diplomatike pa u përzierë në punët e brendëshme, qoftë për ata që ndjenë që janë në vendin e duhur në kohën e duhur për të ndihmuar. Por në memorien tonë afatgjatë do të mbeten të gjithë ata misionarë diplomatikë, të cilët përtej takimeve me funksionarë të lartë partiakë e qeveritarë, tek të cilat u konfuzinuan herë me Shqipërinë e lulëzuar të qeverive, edhe herë me Shqipërinë e shkatërruar të opozitave, e njohën Shqipërinë e vërtetë dhe nevojat e saj nga koha e harxhuar me njërëzit e thjeshtë. I njohën nevojat e Shqipërisë nga rrefimet e atyre që nuk prisnin mbështetje pushtetin e tyre, apo një vlerësim pozitiv përformance.