Tetë kandidatët që do të vazhdojnë konkurrimin për drejtimin e BKH

498
Sigal

Komisioni i Përzgjedhjes për Drejtorin e BKH-së ka përfunduar vlerësimin e testit të aftësive fizike, testit të arsyetimit logjik dhe të aftësive për të shkruajtur raporte dhe ka llogaritur pikët totale për secilin kandidat, për të identifikuar kandidatët më të mirë për Drejtor të BKH-së, që do të marrin pjesë në fazat e tjera të përzgjedhjes.

Komisioni mbeti shumë i kënaqur nga cilësia dhe performanca e aplikantëve, dhe si pasojë ka vendosur që të rrisë numrin që do të konkurrojë në fazat e fundit nga gjashtë në tetë kandidatë.

Më poshtë jepet lista e kandidatëve që do të ftohen të marrin pjesë në fazat e mëtejshme të përzgjedhjes.

Aida Veizaj
Ardian Çipa
Artur Beu
Ervin Hodaj
Gentjan Shehaj
Lindita Nushi
Idajet Faskaj
Ylli Pjetërnikaj.