Investimet e huaja, BE prezanton projektet, mungon Shqipëria

456
Departamenti i Fqinjësisë dhe Zgjerimit të Bashkimit Europian ka prezantuar ditët e fundit në faqen e vet në Facebook linkun për projektin për përmirësimin e lidhjeve të transportit dhe energjisë me dhe ndërmjet vendeve të Ballkanit Perëndimor, për vitin 2017.
“Rrjetet e lidhura mirë të transportit dhe energjisë nxisin rritjen ekonomike dhe kontribuojnë në krijimin e vendeve të punës. BE është e angazhuar të përmirësojë ndërlidhjen me dhe midis vendeve të Ballkanit për të lidhur më mirë njerëzit, ekonomitë dhe infrastrukturën”, thotë departamenti i zgjerimit, teksa promovon broshurën, që është një material i zgjeruar i projekteve që u paraqitën dhe në samitin e Triestes.
Në broshurën për axhendën e ndërlidhjes 2017 jepet informacion për bashkëfinancimet dhe projektet e investimeve në Ballkanin Perëndimor për vitin 2017.
Në Samitin e Triestes, zhvilluar në fillim të muajit korrik u prezantuan shtatë projekte të reja me bashkëfinancim, vlera e të cilëve përllogaritet të jetë 538.5 milionë euro. Nga të shtatë projektet, 6 prej tyre janë në transport dhe vetëm një në sektorin e energjetikës. Për këtë vit, Shqipëria dhe Kosova nuk kanë paraqitur asnjë projekt.
Sigal