“Ulërima” e varfërisë ekstreme: 65% e shqiptarëve ushqehen vetëm 1.1 herë në ditë

516
Gazeta “Telegraf” është duke përgatitur një studim social, lidhur me nivelin dhe kushtet e jetesës së shqiptarëve në 2 vitet e fundit. Në këtë studim, një nga kapitujt është sasia e ushqimit që sigurojnë shqiptarët e nivelit faktik të varfërisë si numër. Sot po i dërgojmë kryeministrit publikisht për “dëgjesë”, faktin që Shqipëria ka popullsi masive të varfër e cila që ushqehet shumë pak si sasi dhe shumë keq si kalori. Sipas këtij studimi, shqiptarët janë populli që ushqehet nën nivelin e standardit të lejueshëm minimal, të përcaktuar Organizata Botërore e Ushqimit (OBU) dhe nga Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH), referuar nivelit botëror të mbijetesës për vendet në tranzicion, ku përfshihet dhe Shqipëria. Sipas të dhënave studimore, në Shqipëria rezulton ky realitet ushqyerje:
1. Afro 65% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 40% të ushqimit jetik ditor me 25% të kalorive të domosdoshme, ose ushqehen vetëm 1.3 herë në ditë.
2. Ndihma ekonomike, sa 10% e kuotës ushqimore jetike e të varfërve ekstrem në Somali
3. Afro 65% e shqiptarëve, sigurojnë vetëm 40% të ushqimit të domosdoshëm jetik ditor. 
4. Afro 20% e shqiptarëve sigurojnë vetëm 35% të ushqimit të domosdoshëm minimal ditor.
5. Afro 15 % e shqiptarëve jetojnë me lypje dhe sigurojnë vetëm 30% të ushqimit për mbijetesë.
6. Afro 10% e familjeve shqiptare, sigurojnë 70% të ushqimit minimal jetik ditor, duke përdorur fëmijët 1-13 vjeç për lypje e punë rruge.
7. Afro 75% e shqiptarëve konsumojnë ushqime, të cilat kanë vetëm 25% të kalorive të domosdoshme ushqimore ditore për mbijetesë.
Sigal