Intervist me Prof.Dr. Elmaz Sherifi: Nëse opozita do të konkurrpnte me një listë zgjedhore, ajo do të ishte në pushtet

189
Sigal

 Intervist me Prof.Dr. Elmaz Sherifi: Nëse opozita do të konkurrpnte me një listë zgjedhore, ajo do të ishte në pushtet. Ndryshimet në Kodin Zgjedhor nga “Parlamenti i sajuar”, kabineti i ri, ndryshimet në parti dhe pse Rilindja po përdor metodën autoritariste: Të punojmë aty ku ka nevojë Partia!

 

Rilindja po përdor metodë tipike të drejtimit autoritarist: Të punojmë aty ku ka nevojë Partia !

Nëse opozita do të konkurronte me një listë zgjedhore, ajo do të ishte në pushtet. Krijimi i disa partive të djathta në ditët e zgjedhjeve, përfshirja e administratës shtetërore qëndrore e lokale në procesin zgjedhor ndikuan në zgjedhje

Kabineti u kompozua pa konsultim me aleatët dhe pa miratimin e institucioneve politike partiake, ashtu si e përmban statuti. Sa u bë kryeministër më 2013, Rama deklaroi se në qeverinë e tij do të ishin 90 % femra. Emërimet iu komunikuan asamblesë dhe ministreve, duke mos respektuar të drejtën e tyre për t’u pyetur.

Dorëheqjet e fundit  i kisha parashikuar që më 11 maj ku thashë se më 12 qershor “Zjarri” do të ndizet te “dera e PS”. Balla paralajmëroi se në Elbasan nuk do të ketë “Tërmet” por droni mbi stadium thoshte: “Balla të duam” !

“Parlamenti i Sajuar” i ndryshoi kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme pa mirëkuptimin e opozitës. Nëse ekzistojnë norma ligjore që e mundësojnë heqjen e mandatit, përse e bëjnë kaq të ndërlikuar çështjen Berisha?! Me deklaratat e tij personale mbi ardhjen e afganëve, forma republikane e qeverisjes është deformuar shumë rëndë

 

Gazeta Telegraf

Ditët e fundit në politikën shqiptare ka shumë zhvillime. Qeveria  e re “Rama 3” tashmë është me plot 12 femra. Pra u thye një raport mbi 100-vjeçar mes gjinive ku tashmë në qeverinë e re shqiptare dominojnë femrat me mbi 50%. Po ashtu ardhja e shumë qytetarëve afganë u trumbetua shumë nga kryeministri  më shumë si një nismë individuale se sa si një kërkesë e hapur e SHBA dhe NATO. Nuk ka kaluar pa u vënë re dhe 3 dorëheqjet e deputetëve nga PS, Ruçi, Koka dhe Najada Çomo, të cilët sollën shumë pështjellim tek votuesit shqiptar. Nga ana tjetër ka një heshtje për raportin e OSBE-OHDIR, përdorimin e administratës, punësimet, patronazhistët, blerjen e votave, përdorimin e institucioneve shëndetsore 1 javë para zgjedhjeve për bllokimin e pjesmarrsve në votime të emigrantëve, përdorimin e bandave, legalizimet, dëmshpërblimet selektive për dëmtimet nga tërmetet etj.  A do të jetë Berisha pjesë e Kuvendit të ri kur SHBA e ka shpallur Non Grata? Kjo vjen në një kohë kur për 12 vjet opozita nuk vjen në pushtet. Këto janë disa nga pyetjet që një nga ish drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, ish-ministër dhe deputet në disa legjislatura Prof.Dr. Elmaz  Sherifi u jep përgjigje lexuesve gjatë intervistës së dhënë për gazetën Telegraf…

Qeveria Rama 3 me plot 12 femra. Pra thyhet nje raport mbi 100-vjeçar mes gjinive ku tashmë në qeverinë e re shqiptare dominojnë femrat me mbi 70%. Kjo nismë e Ramës bëhet që të dëshmojë para ndërkombëtarëve se ja si i zbatojmë orientimet gjinore, apo për të mbajtur nën kontroll çdo zë kundër në qeverisje?

Kryeministri e ka patur dhe e ka metodë pune tërheqjen e vëmendjes së opinionit publik, më shumë, te forma, te spektakli mediatik, se sa te përmbajtja e marrëdhënieve reale, që u shërbejnë njerëzve, për t’u perceptuar më shumë te ndërkombëtarët, si personi i vetëm në Shqipëri, që sjell standarde të reja emancipuese në qeverisje, me promovimin e femrave në pushtetin legjislativ dhe atë ekzekutiv. Spektakli me përqindjet, nuk është e re për shqiptarët që e kanë në kujtesë deklaraten e tij sa u bë kryeministër më 2013, kur kumtoi publikisht qeverinë e re të ndërtuar me kryetarin e LSI, Ilir Meta të cilin e falënderoi për mirëkuptimin që në qeverinë e tij do të ishin 90 % femra, ose si u shpreh ai tetë vjet më parë, femrat ministre do ishin sa 20 vjet të marra së bashku në qeveritë e mëparëshme. Pra, nuk ka asgjë të re, përsëritet retorika propagandistike e mediatike, dhe elementi i ri përkeqësues është, se kabineti po kompozohet pa konsultim me aleatë dhe pa miratimin e institucioneve politike partiake, ashtu si e përmban statuti, por ato vetëm iu komunikuan asamblesë dhe ministreve, që sipas tij, ato nuk kishin dijeni, duke mos respektuar të drejtën e tyre për t’u pyetur, por të respektojnë detyrimin për të shërbyer.E thënë troç!Metodë tipike e drejtimit autoritarist. Partia, nënkupto kryetari zbatojnë “direktivën e partisë”, se puna nuk është një e drejtë, si në vendet demokratike, por detyrim.Të punojmë aty ku ka nevojë Partia !

Ardhja e shumë qytetarëve afganë u trumbetua shumë nga kryeministri më shumë si një nismë individuale se sa si një kërkesë e hapur e SHBA dhe NATO. Me këtë propogandë kaq të madhe çfarë donte të tregonte Rama, pasi në një moment na krahasoi dhe me ta…

Me atë deklaratë u mor vesh botërisht, se i vetmi institucion, që kryen kompetencat kushtetutese të të gjitha institucioneve politike e juridike të Shqipërisë është kryeministri. Për rrjedhojë kuptohet, se pushtetet e shtetit synohet të kryhen nga pushteti ekzekutive dhe kjo pasqyron gjendjen reale të deformimit të formës së qeverisjes. Forma republikane e qeverisjes është deformuar shumë rëndë, aty qëndron edhe shkaku i konfliktit me kryetarin e shtetit, të cilin Parlamenti i Sajuar e “shkarkoi”, pa menduar, se tani janë të detyruar të dekretohen, që nga kryeministri e ministrat dhe para tij janë të detyruar të ” betohen” te kushtetuta që nuk e zbatojnë.

Tre dorëheqje të pamenduara që sollën shumë pështjellim në votuesit shqiptar. Dorëhiqet Ruçi, Koka dhe Najada. Këto dorëheqje ishin presion i ndërkombëtarëve apo teka individuale të Ramës apo lufta brenda llojit në gjirin e PS?

Në Shqipëri janë të shumta ngjarjet që konsiderohen “Sui Generis”, pra që ndodhin vetëm tek ne, si është edhe ” sfilitja”, për ta marrë mandatin dhe pastaj dorëzimi i tij “me dëshirë”. Që më 11 maj parashikova se më 12 qershor “Zjarri” do të ndizet te “dera e PS”. Le të kemi durim e të presim zhvillimet e paralajmëruara. Balla paralajmëroi se në Elbasan nuk do të ketë “Tërmet”. Dje mbi stadium një dron mbante flamur me diçiturën “Balla të duam” !

Po afron dita e Kuvendit të ri. SHBA kanë dhënë ultimatum që Berisha të mos jetë pjesë . Ditët janë në segmentin e fundit. A do të jetë Berisha pjesë e Kuvendit të ri kur SHBA e ka shpallur Non Grata?

Një tjetër çështje “Sui Generis”, është, përplasja publike e ish kryeministrit Berisha, me Sekretarin e Departamentit të Shtetit të SHBA, Blinken, i cili e deklaroi “Non grata”. Unë nuk e di nëse Berisha do të jetë a jo në parlament ditën e konstituimit të tij me 10 shtator. Por unë kam dëgjuar deklaratën e tij se ai do të ushtrojë mandatin që zgjedhësit i kanë dhënë dhe e besoj se ai nuk “zbret nga kali”, nëse kalin nuk i’a rrëzojnë. Berisha po sfidon, në emër të së drejtës që pretendon. Nëse ekzistojnë norma ligjore që e mundësojnë heqjen e mandatit, ashtu si pretendojnë disa “ekspertë”, përse e bëjnë kaq të ndërlikuar çështjen! ?

Për 12 vjet një opozitë që nuk vjen në pushtet. Cila është mangësia më e madhe e kësaj opozite?

Opozita në Shqipëri ka kryer funksionet e saj, përmes uljeve dhe ngritjeve politike. “Parlamenti i Sajuar” i ndryshoi kushtetutën dhe Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanëshme, pa mirëkuptimin e opozitës me qëllim që të mos kishte koalicione parazgjedhore, që të ndalonte rotacionin politik. E megjithë maskaradat ligjore e proceduriale, krijimin e disa partive të djathta në ditët e zgjedhjeve, përfshirjen e administratës shtetërore qëndrore e lokale në procesin zgjedhor, nëse opozita do të konkuronte me një listë zgjedhore, ajo do të ishte në pushtet.