“O Ademi jonë me miliona o, nuk kërkojmë gjë tjetër veç të drejtave tona”, studentët thirrje rektorit

514
Sigal

Studentët e Universitetit të Shkodrës vijojnë rezistencën, ndërkohë që disa prej tyre janë ngujuar nëpër universitet ku kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave.

Ditën e sotme studentët kanë vendosur që ti drejtojnë disa “meme”, rektorit të universitetit Adem Bekteshit, pasi ky i fundit vendosi që të fikë kaldajat që shërbejnë për ngrohje pranë ambjenteve ku po zhvillohej ngujimi i studentëve.

Studentët e ngujuar i bëjnë  thirrje rektorit që dëshirën e mirë për bashkëpunim ta konkretizojë duke hequr dorë nga këto metoda.

Kujtojmë se studentët e Universitetit “Luigj Gurakuqi” në Shkodër vijojnë ngujimin e tyre prej 7 ditësh në ambjentet ku studiojnë, duke kërkuar kështu plotësimin e kërkesave të tyre që i janë adresuar ministrisë së Arsimit dhe Kryeministrit Rama.