Injoroi BE-OSBE, Rama zgjedh zëdhënësen e tij në krye të AMA

173
Mungesa e Opozitës në Kuvend
Sigal

Edi Rama vendosi të vazhdojë me projektin e tij që në krye të AMA të emërojë zëdhënësen e tij Armela Krasniqi.

Krasniqni që për 8 vite ka qenë zëdhënëse e PS-së dhe pas ardhjes në pushtet të Ramës, deri në vitin 2017 ka mbajtur postin e drejtores së Departamentit të Marrëdhënieve me Publikun në Kryeministri dhe më pas drejtore e ATSH-së, sot është emëruar si kryetare e Autoritetit të Mediave Audiovizive.Edhe pse Bashkimi Europian dhe OSBE bënë thirrje që të mos zgjidhej dhe të shtyhej procesi për në shtator, Rama duke e ditur se nuk do ti ketë më deputetët ‘dele’, ka vendosur që të emërojë sot Krasniqin, duke e kapur përfundimisht AMA.

Armela Krasniqi është emëruar me 83 vota pro dhe asnjë kundër apo abstenim.

 

Image