Inceneratorët/Monika Kryemadhi: Fatura fallso, 8 milionë dollarë për ujë të pishëm, 7 milionë dollarë për fruta ekzotike!

114
Sigal

Deklarata e plotë e kryetares së LSI, Monika Kryemadhi

Mirdita!
Të nderuar qytetarë dhe gazetarë. Jam në një komunikim me një komunikim mediatik me ju për shkak të shumë ngjarjeve që kanë ndodhur nga dje dhe sot. Dizinformacion, mund t’i quajmë, mund t’i quajmë mashtrime dhe strembërime në kuadrin e panikut që zyra e shtypit e zotit Rama, qeveria vetë dhe vetë zoti Rama është futur në një sulm të vërtetë për të çorientuar objektivin kryesor të zbardhjes së çështjes së inceneratorëve, jo vetëm të Elbasanit dhe të Fierit për të cilët ka filluar një hetim dhe ka disa veprime por për të nxitur sistemin e drejtësisë për të ndaluar apo edhe për të frenuar skemën më korruptive që është në inceneratorin e Tiranës i cili ka të bëjë më një angazhim financiar të gjithë qytetarëve të Tiranës për 30 vjet në një investim i cili nuk ekziston. E ripërsëris dhe një herë që kryeministri Edi Rama në komisionin hetimor gënjeu kur tha që ka një investim prej 128 milionë eurosh nga kompania e inceneretorëve dhe që ne do të merrnim shërbimin prej me 29 euro tonin e plehrave. Megjithatë, sapo u njoha me një deklaratë të kompanisë së inceneratorëve e cila është një kompani që ka përfituar mbi 100 milionë dollarë nga buxheti i shtetit pa përmendur farë se çfarë ka përfituar nga kompanitë private që derdhin dherat dhe mbeturinat në landfillin e Tiranës se incinerator atje nuk ka. Dhe qenkan shumë të shqetësuar sepse nuk qenka e vërtëtë. Kjo është një histori që SPAK-u do ta zbardhi sepse çdo gjë po bëhet gati por të nderuar gazetarë nuk mund t’ju jap dot fatura deri në momentin sa të dorëzoj në SPAK me qindra mijëra fatura. Po ju nxjerr vetëm një nga faturat e njerës kompani AM & CO në librin e shitjeve ku i ka shitur Integrated Technology Service, një nga faturat, një nga faqet e librit të shitjeve. Dhe të gjitha janë fatura që vlerat shkojnë 220 milionë lekë, 57 milionë lekë, 89 milionë lekë dhe në fakt janë fatura të cilat janë në sistemin fiskal, janë fatura të hedhura në sistemin e Drejtorisë së Tatimeve. Prandaj të nderuar inceneratoristë të cilët merrni frymëzimin shpirtëror nga kryeministri juaj, hajduti me server Edi Rama fusha e betejës sonë është SPAK-u. Ne jemi në SPAK, do të vazhdojmë të dorëzojmë të gjitha dokumentet në SPAK, SPAK-u është në momentin që të tregojë që është një arbitër i drejtë dhe është ajo reform në drejtësi për të cilën kanë votuar deputetët shqiptarë me 140 vota dhe mbi të gjitha historia është që Edi Rama nuk mund të vjedhë 189 milionë dollarë më fatura, me letra, me fakte të marra nga buxheti i shtetit dhe të future në xhepat e tij për të blerë edhe deklaratën e inceneratorëve që doli sot. Për të blerë media, për të blerë gazetarë dhe për të blerë çdo gjë tjetër që i duhet për të larguar vëmendjen nga korrupsioni. Po të kishte drejtësi dhe shtet Edi Rama do të ishte koleg me Alqi Bllakon dhe Leftër Kokën. Tani dua të bëj dhe një sqarim tjetër përsa i përket pensionistëve që janë edhe të shqetësuar dhe duhet të mbrohen dhe nuk duhet të ndihen të kërcënuar qoftë dhe nga opinioni publik. Në dijeninë time sapo jam ndarë me djalin e Thanas Çanit isha në një bisedë me të, diskutuam dhe jo vetëm që nuk kanë dijeni për një gjë të tillë si zonja Haxhire më përpara, jo vetëm që nuk kanë firmosur një kontratë të tillë por në vitin 2019 janë thirrur nga Krimi Ekonomik në Drejtorinë e Tiranës. Dhe janë thirrur për një faturë rreth 300 mijë euro që është quajtur evazion fiskal. Zotëria, më bëri të ditur, ky është akti i regjistrimit në QKR që ëshët në emër të Thanas Çanos është regjistruar në 8 korrik 2019 dhe është administrator deri në 2024. Edhe pse Krimi Ekonomik e ka thirrur në 2019 dhe ka marrë dijeni për çështjen, pra çështja ishte referuar në prokurori, ka marrë dijeni që zotëria nuk ishte në dijeni, nuk është njoftuar që jeni administrator i kësaj firme, nuk i kanë bërë të ditur që zotëri ju keni firmosur një kontratë, nuk i kanë bërë të ditur asgjë, vetëm e kanë thirrur për të kryer veprime dhe është larguar. Ndërsa, problemi tjetër që implikon dhe përsëri këtu duhet të fillojë çdo gjë të hetohet sepse këtë kontrollon qeveria shqiptare e kontrollon Edi Rama. Këtë institucion që regjistron kontratat është që të dy kontratat e zotit Thanas Çani njëra me ‘Lumi 6’ dhe tjetra me ‘SOPOTONINË’ janë të pa notërizuara, më gjeni një biznes që regjistrohet në QKR pa një kontratë të noterizuar. Kjo është njëra kontratë, kjo është kontrata tjetër. Firma nuk është e zotit Thanas Çani, absolutisht. Dhe po të shikosh është e njëjta firmë që firmos por megjithatë këtë e ka vetë prokuroria çëshjet për t’i ekspertuar. Në fakt është ajo që kemi thënë dhe më përpara, në 2019 është bërë sikur është hetuar për ta mbuluar evazionin fiskal tek Lumi 6 që Integrated, pra kompania e inceneratorëve ka bërë evazion fiskal 1 milionë dollarë. Pra tek ‘Lumi 6’, fatura të prera nga Lumturi Murati nga ‘Lumi 6’ janë 1 milionë dollarë për Integrated. Dhe ju bëj me dije siç janë këto fatura që janë për ja 4-5 milionë lekë të reja ka fatura pa fund të Klodian Zotos, të Integrated të inceneratorëve të cilat janë faturuar në këto 24 kompani fiktive të cilat kanë bërë evazion fiskal. Në fakt nuk është evazion fiskal është krim financiar sepse janë grabitur paratë e buxhetit të shtetit, janë grabitur paratë të cilat kanë qenë mbështetje buxhetore për inceneratorin e Tiranës, kanë qenë para të buxhetit të shtetit për Inceneratorin e Elbasanit për Inceneratorin e Fierit e të gjitha me radhë. Prandaj këtu jemi do shikohemi përsëri, do jemi përsëri prezent me fakte të reja me dokumenta të reja. Dua të njoftoj dhe të gjithë gazetarët që të mos hedhin shashka sikur qenkan thirrur në SPAK pensionistët nuk është e vërtetë sepse ne ende nuk e kemi dorëzuar padinë në SPAK për këtë çështje. Nuk mendoj që SPAK-u është kaq urgjent të thërriska pensionistët por bëhet për shfokusuar vëmendjen. Vëmendja është tek shteti, po SPAK-u duhet ta t hërrasë urgjent dhe ta kthejë nga Holanda pako postale Edi Ramën dhe ta pyesi me ctë drejtë ke vjedhur firmat e dy pensionistëve. Sepse nuk janë dy pensionistë, do të mësoni akoma më shumë. Do të dali që shumë firma fiktive të krijuara pronarët e tyre nuk janë në dijeni të firmave të tyre që kanë krijuar. Pra, ju është marrë karta identitetit, ju është vjedhur karta identitetit dhe më pas kanë kryer veprime të tjera. Megjithatë, kjo është në dorë të SPAK-ut.