Xhemal Veizi: Kur dhe si lindi romani më popullor “Pse” i Sterio Spases”

238
  • Dorëshkrimet e kritikut letrar Xhemal Veizaj:  Sterjo Spasse në Normalen e Elbasanit përballë Aleksandër Xhuvanit
  • – Libraria pranë manifaturës në Elbasan vendi ku Sterjo lexoi “ E puthura” , “Vdekja e Pirros”, “Varri i Pagëzimit” roman, dramatik i Mihal Gramenos.
  • -Veprat e Mihal Gramenos e zhytën në një botë tjetër Sterjon
  • Ndikimi i ideve të Leon Tolstoit tek Sterjo
  • – Artikulli kritik  në gazetën sportive dhe arrestimi nga italianët 
  •  
Sigal

Sterjo Spasse, shkrimtar kombëtar dhe Mësues i Popullit.

Xhemal Veizaj, kritik Arti

Prespa, rrethuar në male i’u ngjan një sfiniksi gjigand. Kur sodit natyrën, kur del drita dhe brinjëve, kur bëjnë hijet manushaqe, liqeni kaltërosh e itrazuar, mer fytyrë poetike, mëngjezeve, kur mjegullnajat mbijnë mbi të, të duket si një shtojzovalle midis ujrave të kaltra të liqenit. Dekori natyror, që vesh çdo mbrëmje fshatin, ështëëmahnitëse… Tutje në lindje ngrihet krenar e hijerëndë mali Ivan. Buzë liqenit shtrihet fshati Gllomboç, fshati ku lindi shkrimtari Sterjo Spasse. Kur u bë 7 vjeç, shkonte në shkollë, në Nivicë, Greqi, larg dhe çdo mëngjes edhe kur frynte murlani dhe binte dëbor edhe kur përrenjtëë e maleve gurgullonin rrëmbyeshëm me shokët e tij vocërrak ndiqte mësimet rregullisht. Mirpo një ditë, kur Spasse, babai i tij u kthye nga dyqani i tha të birit se nuk do të shkonte më në atë shkollë, në Nivië.- Pse –i tha djaloshi? – Kaluam me Shqipërinë, Nivica kaloi me Greqinë. Por djali i vogël nuk e kuptoi, kurse Nikolina, e ëma, i thotë mos u mërzit bir, ç’të duhet shkolla? – Fuqitë e Mëdha! – përshpëriti Spasse, ah fuqitë e mëdha!- Bëjnë lojra në kurrizin tonë, me Ballkanin, por djali s’kuptoi gjë. U trondit shpirtërisht, u mërzit. S’fliste…

 

Mësuesi i ri Pandeli Sina

Por një ditë, Spasse i dha një sihariq të mirë, pas dy javësh do të hapej shkolla shqipe, në Goricën e madhe. Vjen një mësues nga Korça, i mirë si flori, quhet Pandeli Sina. Të gjithë u gëzuan, por më shumë u ndje gëzimi tek Steroja, djalë i mençur. Kështu të nesërmen e çeljes së shkollës, u ngrit që me natë, veshi opingat me mballoma, hodhi trastën e librave në qafë, librave greqisht, dhe me Spassen morën rrugën, që të çonte në shkollë, në fshatin Goricë e Madhe. Oborri Gumëzhinte. Fëmijëve u buzëqeshte balli nga gëzimi. Do të shkolloheshin, në gjuhën shqipe. Spasse u njoh me mësuesin e ri, çunak i ri, i imët në trup dhe i fortë e futi djalin në klasë, viti 3-të, bashkë me moshatarët e tjerë. Në sytë e tyre lexohej etja për të mësuar. Sterjorja për herë të parë u ndesh me alfabetin latin dhe këndimin e gjuhës shqipe. Asnjë nxënës nuk kuptonte nga ato që shpjegonte mësuesi, megjithatë Sterjo nuk i’a hiqte sytë fytyrës së mësuesit. Ndiqte me vëmëndje çdo fjalëë

Kur u kthye javën e parë në shtëpi gjeti dy vëllezërit Jashen e Stojanin tek kriposnin peshqit e zënë gjatë natës në liqen. Jasheni u ngrit dhe e puthi në ballë. – Hë si dole në Goricë? – Mësuesi është shumë më i mirë se ai i Nivicës! Mëson ndopak shqip? – Po brate… Në Garicë, Sterjo flinte me mësuesin në dhomën e tij të vogël dhe dalëngadalë filluan të merren vesh. Njëri mësonte shqip, kurse mësuesi maqedonisht . …

Bejlerët dhe shtangia e Spassses

 Atë ditë ishte e shtunë, kur Sterjo u kthye në Gllomboç i mbushur plot me njohuri të reja nga mësuesi, por u befasua nga disa njerëz, veshur allafrenga, hipur në kuaj dhe po bënin fjalë me Spassen, Pundo Gorën, plakun Naum Dauda, që kishin mbledhur grushtet, e nuk flisnin. – Jemi bejlerë ne, zotërit e kësaj toke denbababaden. Tani kjo tokë e zaptuar u bë Shqipëri – foli tjetri që mbante në dorë disa letra. I kemi këto karta, që në kohën e Turqisë, vulosur nga dora e Sulltanit. Sterjo i vogël shtangu në vend, sikur diçka e goditi në zemër dhe i habitur e pa në sy, të urtin Spasse. Çdo të thotë bejlerë – e pyeti në mbrëmje Sterjo babanë e vet? Por ai tundi kokën pa dhënë përgjigje. Tani do të na hapet punë e madhe, do bredh gjygjeve ! Të hënën, kur shkoi në shkollë Steroja, këtë histori ia tregoi mësuesit. Mësuesi qesh me ironi. Bexhet Beu e Skëndo Beu janë ata… Mbasi ngarkoi thëngjill tek furra e Goricës Spasse, mori edhe djalin me vete. Rrugës për në fshat, parakaloi një karrocë me dy kuajt e fuqishëm. – Është arabaja e postës. Vjen me qiraxhinj – tha Spasse me cigare ndezur. I kujtohej udhëtimi i fundit i xhaxhait të Sterjos, Sotirit, kur kthehej nga Stambolli. Kur kaluam qarkun e Gjovatit i kapën Zaptijet e desh i vranë. Nuk jemi hajdutë, jemi kurbetlinj – thanë ata. Çdo të kishin hequr, por njëri prej tyre ishte miku i gjyshit e kështu shpëtuan.

Këmbëngulja e mësuesit dhe heshtja e familjes

Një ditë, papritur erdhi mësues Pandeliu. U gëzuan Spasse e Sterjo, por pjesëtarët e tjerë, vëllezërit e Spasses, gjyshi Niçe, gjyshja heshtën, s’u erdhi mirë. …. Heshtja zgjati shumë, tregonte pengesë të madhe, për Sterjon. Mësuesi nguli këmbë, djali juaj është shembull në mësime, është një talent. U vendos të vazhdonte mësimet në Korçë. S’kish gëzim më të madh për Sterjon e babanë e vet Spassen. E regjistruan në shkollën plotësore. Në shkollë Sterjo iu vu mësimeve, lexonte shumë; kështu mori dy klasësh njëherësh, kaloi në klasën e VI-të. Spasseja, babai kur mori vesh këtë arritje të shkëlqyer gati sa nuk fluturonte nga gëzimi. Flinte në një dhomë të vogël te hanet, kështu vitin e dytë, në klasën e VII-të, hyri edhe si çirak në hanin e Ali Beut. Vitet rrodhën dhe Sterjo vazhdoi shkollën e mesme, normalen e Elbasanit, shkollë me emër të mirë. Sterjo po hapte dritaret e dijes, dritare të re.

Në normalen e Elbasanit përballë Aleksandër Xhuvanit

Atë ditë shtatori me rekomandimin në dorë troket në dijet e Normales. Troket në derën e drejtorit, Aleksandër Xhuvanit, njeri i ëmbël, serioz. Sterjo tregon kënaqësi. U miqësua. Pasi u hodhi një vështrim letrave, ngriti kokën, i buzëqesh – i tha: – Pas dy ditësh do të hyjmë në provimin e hartimit. Në rast se fitoni në këtë provim të vështirë do të fitoni burs shteti. U largua i gëzuar. Hyri në provim. Po çfarë të shkruante. Sterjo me atë gjuhë çalë-çalë. U ul me Vaskën nga qyteti i Korçës, shok shkolle. Filloi të hedhë në letër me besimin në vetvete, hodhi fjalë të goditura, i frymëzuar nga valët kaltëroshe të liqenit të Prespës. Kaluan 2-3 ditë, endesh nëpër rrugicat, që të çonin tek kalaja e Elbasanit, bashkë me Vaskën, kur papritur ballë për ballë me drejtorin, deshën të shmangen, por drejtori u ndal: Sppase, Spasse, bursën e fitove. Shtangu për një copë herë! Ngriu në vend! – Buzëqeshi e shtoi: Faleminderit zoti drejtor. Edhe Vaska. Sa mirë! Ja dha në vrap sa i’a hante këmba. Bënë telegram; gëzuan familjet! Tani jemi normalistë! Nga emocioni u dridhej trupi. Me një frymë shkuan në konvikt, por mbetën të habitur: shtangën nga ambienti, lokali i palyer, i nxirë, krevatë prej druri të shkatërruar, dyshekë të shqyer, jorganë të palarë e copë-copë, batanije vrima-vrima. U larguan nga konvikti me përshtypje jo të mira. Dhe tani në mësim. Bie zilja. Oborri i shkollës, Normale gumëzhin. Hymë në mësim. Në fillim me ndrojtje, fëmijë fshati. Ja dhe ora e 1-rë; matematikë, lëndë me peshë, e vështirë, me mësuesi Vasil Qirjako la mbresë të mirë, dhe ora e II-të, gjuhë me mësuesin Simon Shuteriqi e letërsia jepej nga Mahir Domi, ish profesor më vonë në UT, që gëzoi respektin e studentëve, sepse nxori nga duart e tij, qindra e qindra mësues gjuhe të aftë e të përgatitur mirë. Të gjithë mësuesit e Normales mësues të zgjedhur shpjegonin bukur, kishin përgatitje serioze dhe Sterjo ndiqte shkollën, mësimet rregullisht, dëgjonte fjalën e mësuesve, e ndiqte me vëmendje e dashuri zemre çdo natë e këshillë, krenohej me mësuesit e tij dhe mësueset krenoheshin me një nxënës vullnet mirë, i cili vlerësonte mësimet, thellohej me studim e bënte çdo ditë përparim.

Libraria pranë manifaturës në Elbasan

I ati i professor Domit, Sala, një plak simpatik, kishte një librari në zemër të qytetit, një kthimë të vogël përballë dyqanit të manifakturës. Kjo kthimë me libra dhe revista, u bë burimi i kulturës së Sterjos. Shkonte çdo ditë dhe merrte libra, revista. Lexoi për herë të parë gazetën e vitit 1913-14, “Përlindja e Shqipërisë”, e kohës së plakut Ismail Qemali, e lexoi dhe e rilexoi, kuptoi, mësoi… Lexonte libra, i pëlqyen mjaft “ E puthura” , “Vdekja e Pirros”, “Varri i Pagëzimit” roman, dramatik i Mihal Gramenos. Pra veprat e Mihal Gramenos e zhytën në një botë tjetër. Në vitin 1928-29, godina e normales, ambjentet e saj, i zuri një shkollë tjetër, shkollë artistike, Liceu i Gjirokastrës u transferua këtu, kurse nxënësit e Normales shkuan në një godinë të re, të bukur, por Sterjos i erdhi keq, se drejtori, Aleksandër Xhuvani, u largua në Tiranë, pranë Ministrisë së Arsimit, u emërua, Sekretar i Përgjithshëm i kësaj Ministrie. Gjithashtu gjendja e komunitetit ndryshoi krejtësisht.

Vasil Andoni, kujdestari që vuri rregull, disiplinë, korrektësi erdhi drejtor konvikti. Vasil Andoni, kishte mbaruar mësimet në kolegjin Robert, në Stamboll. I aftë, rigoroz, vuri dorë në konvikt, ku filloi të mbretëronte rregulli e të fliste pastërtia. Në menxë u ndje dora e hekurt e këtij njeriu, i cili krijoi respekt, bëri revulucion cilësor. Personeli i shërbimit, veshja sterile e bardhë, gjithashtu shërbëtorët e menxës, personeli ishte i detyruar të pastronte duart me alkool çdo ditë. Pjatat, lugët, pirunjtë e vjetër i theu, i gropoi dhe vuri në përdorim, pjata çeke të bukura, lugë e pirunj të rinj, emri i tij pati jehonë. … Në ato vite dolën revistat: “Përparimi” botimi I intelektualëve të Shkodrës, nga jezuitët, mjaft e mirë, “Kopështi”, revistë e profesor Xhuvanit.

Shtypi dhe revistat shqiptare

Më vonë doli “Ylli i Mëngjesit”, botuar në Boston, Amerikë. Mjaft mbresa të mira lanë motrat Qiriazi, në artikujt e shkruar me mjaft kulturë, bënin fjalë për shkatërrimet, që bëri lufta e 1-rë, Botërore, sidomos në Shqipëri e gjetkë, vlejnë të përmenden kujtimet e sjella dhe të pasqyruara në shtyp të Sevastisë, për poetin e madh, Naimin, bilbilin e gjuhës shqipe. Vlen të përmendet shkrimi “Pjekje me Naim Frashërin”. Sterjos i bien në dorë: “Vllaznia”, “Zani i ri”, “Shkolla e re” , këto i vlonin shumë për formimin kulturor, njohje e thellë e historisë e edukatës para erës së re, gjeje botimet për popullin e Kinës, për Platonin, Aristotelin, Çezarin, Senekën, Ciceronin, Larmia e këtyre botimeve sollën tek Sterjo mendimin e filozofëve të mëdhenj, të shkrimtarëve e poetëve, më të spikatur të kulturës evropiane në shekuj dhe lanë mbresa e e vragë të thella tek shkrimtari i ardhshëm.

Ndikimi i ideve të Leon Tolstoit

Rreth viteve 1922 kishte dalë Revista Pedakogjike, organ i Ministrisë së Arsimit të Tiranës, kishte shkrime interesante si “Peotagogjia e edukatës morale në shkollën fillore”, drejtohej nga Gaspër Mikeli, Karl Gurakuqi. Në këtë revistë për herë të parë lexuesit u njohën me “Reformën Arsimore” në Gjermani, Çeki. Në këtë revistë, pasqyroheshin edhe pikëpamjet e Leon Tolostoit, mësuesit dhe penës së artë ruse, gjë që ndikuan mjaft në Evropë. Po në Elbasan, botohej revista “Normalisti’, bëhej fjalë për vitin 1929. Sterjo nisi të shkruajë. Kështu me 26 qershor 1929, boton në gazetën “Ora” të Tiranës, artikullin “Problema”. E dërgoi i dyzuar. Pas pak ditësh kur pa emrin në gazetë, gjaku i lëvizi, zemra filloi t’i rrahë. Në “Normalisti” artikulli tjetër “Kush duron, trashëgon”. Revista u bë burim shkrimesh… Boris Malja, tregtar në Korçë, kur lexoi artikullin sa nuk fluturoi nga gëzimi, kurse shokët e shkollës, Vaska me gazetë në dorë shkonte në krevat e lexonte artikullin tek shokët. Veçojmë një paragraf, që la gjurmë dhe sot ruan aktualitetin: Mësuesi ka në dorë fatet e vendit e të shtetit, është timonieri i burrave të ardhshëm të atdheut. Po e ktheu atë (timonin) atëherë brezi i ri, do të gremiset. Kjo fushë mediate kërkon punë serioze, kërkon angazhim të madh. Sot dalin kuadro të dobta, mësues të papërgatitur, me nivel të dobët, mediokër dhe mund të themi se pas viteve 90 është bërë një masakër e vërtetë. Librat shkollor, që të gjitha të të gjitha niveleve duhet të jenë shtetërore. Këtu ka abuzime të mëdha. Sterjo Spasse, më vonë shkruan artikuj në revista e gazeta, ku tek “Ora” në Tiranë, në vitin 1931, ngre problemin e ngritjes të shoqatës së shkollave, por nuk gjeti miratim nga Ministria e Arsimit.

Artikulli kritik  në gazetën sportive dhe arrestimi nga italianët  

Shkruan në gazetën e Korçës; “Zëri i Korçës” Por në një artikull që bënte fjalë për një problem sportiv në gazetën Sportive “Shqipëria e re”, të Namik Delvinës, shkruhej për atletikën, për sportin në përgjithësi, lavdërohej Peter Andoni, fliste për punë të mira, e të lavdërveshme, të këtij trajneri të zellshëm e mjaft korrekt, në punën e tij, por nga ana tjetër guxon me shumë kurajo, kritikon me të drejtë Entin e qytetit organizatorin, italianin Umberto di Fucio, për decadence të Sportit në qytetin e Elbasanit. Kur papritur duke ndjekur një ndeshje sportive, në fushën “Mbret’ gjendet i rrethuar nga tre ushtarë italianë të armatosur të shoqëruar nga një civil shqiptar. Dëgjon urdhërin je i arrestuar me urdhër të Major Umberto di Fueio, je i dënuar me burg-tha civili. Sterjo shtangu, s’lëvizi. E burgosën. Dhoma ishte e vogël, errësirë, pa dritare, veçse dukej një vrimë e vogël. Tavani i lartë nxinte dhe muret të lyer gjysëm me të bardhë dhe gjysëm me të zezë, ajri i rëndë dhe me lagështirë. Dy të burgosur ishin në një qoshe të dhomës. Zuri vend dhe Sterjo. Kapteri solli-bukë, por Sterjo s’hëngri. E kundërshtoi. Më vonë u hap dera. –Eja- i thanë Sterjos. Jashtë prisnin shokët e shkollës, Vasili, Vaska, Xhavidi. U përshëndetën me mall, i sollën tesha për të fjetur. Në mbrëmje e kapiti një gjumë e thellë dhe i shqetësuar.

Normalistët në protestë para Ministrisë së Arsimit, notë Mbreit Zog

Normalistët kishin protestuar, i kishin dërguar notë proteste oborrit Mbretëror edhe kishin protestuar pranë Ministrisë së Arsimit në Tiranë, gjithashtu protestuan pranë Entit Kombëtar, Tiranë dhe shprehin indinjatë të thellë, për këtë akt të shëmtuar, veprim të padrejtë dhe aspak njerëzor. Kur doli Sterjo pas ca ditësh gjeti shpalljen e vendosur në murin e Normalës. Në të shkruhej: Kush guxon të shkruajë në shtyp dënohet me burg.

Një shkrim kritik për gjuhën ku shpërblehet me 25 franga

Por ai nuk ndalet. Në shtyp boton prapë, pëlqehet artikulli: S’ka pse?- I lumtë dora- thuhej në një artikull, lexuar nga Sotir Koça. Shkrimi i Sterjos bënte fjalë për kulturën gjuhësore dhe kërkonte, që të mos deformohej, të mos përdoroheshin fjalë të huaja, por gjuha jonë e pasur me fjalë dhe e pastër. Drejtoria e Pëgjithshme e Entit Kombëtar, nëpërmjet, “Djelmëria Shqiptare”, jep lajmin e mirë, se kishte fituar çmimin e IV-të, dhe shpërblehej me 25 franga, gjithashtu i dërgojnë një letër mirënjohje. Kur hapi letrën dhe lexoi këto fjalë të ngrohta, Sterjos iu bë zemra mal nga gëzimi. Edhe më pas, në vitin 1932, mori nga Normalja diplomën “I aftë për t’u emëruar mësues në shkollën fillore të shtetit”. Kështu më 7 korrik 1932, nisën udhëtimin rreth Shqipërisë, normalistët e vitit ‘32 Në këngën: Edhe hana do ta dijë, edhe dielli do ta ketë pa, s’e përqark kësaj rrotullije, si Shqipëria vend nuk ka…

Nesër do lexoni:

  • Dorëshkrimet e kritikut letrar Xhemal Veizaj:  
  • – Shtator 1932, shkeli në fshatin Derviçan ku u mahnit nga bukuria e Luginës së Drinos
  • – Si lindi romani në popullor “Pse?!”
  • – Në Dropull pranë tij Petro Marko, si u lidhën dy shkrimtarët e ardhshëm
  • – E dielë 7 maj, 1933…Gërmat e para të romanit “Pse”