“IMSI Catcher”, Tahiri dhe Çako japin ‘llogari’ sot para Komisionit hetimor

340
Sigal

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako janë thirrur sot në një seancë dëgjimore në Komisionin hetimor për pajisjen e përgjimit ‘IMSI Catcher’.

Mësohet se seanca dëgjimore për Komisionin hetimor “Për të kontrolluar zbatimin e legjislacionit në fuqi për përdorimin dhe administrimin nga strukturat e Ministrisë së Brendshme dhe Policisë së Shtetit të pajisjes “IMSI CATCHER” dhe realizimin nëpërmjet saj të përgjimeve të paligjshme” do të mbahet në orën 10:30.

Ky komision do të shqyrtojë nëse është përdorur pajisja për përgjime të paligjshme brenda territorit të Shqipërisë. Fill pas zbulimit të faktit se Policia e Shtetit dispononte një pajisje të tillë përgjimi, Çako u pezullua nga detyra, e më pas Gjykata e rikthehu sërish në krye të Policisë së Shtetit. Ai bashkë me dy punonjës të tjerë të Policisë së Shtetit u akuzuan për ‘shpërdorim detyre’.