Vlorë- Gjenden mbi 10 tonë drogë, arrestohen në flagrancë 6 shtetas

426
Sigal

Burime nga Prokuroria e
Krimeve të Rënda bëjnë të ditur se: “Gjenden mbi 10 tonë drogë në Vlorë”

 

Policia e Vlorës konfirmon se
janë arrestuar në  flagrancë 6 shtetas. Operacioni u krye midis
 midis fshatrave Vezhdanisht dhe Treblovë ku janë konstatuar 6 kasolle
brenda të cilave janë gjetur rreth 2000 bimë narkotike në proces tharjeje si
dhe rreth 5250 rrënjë bimë narkotike Cannabis Sattiva, të mbjella në lugina dhe
zona të thella rreth 2 orë larg qendrave të banuara.

 

Te arrestuarit
1- Shkëlqim Koçiaj, 24 vjeç, banues në
fshatin Dushkarak, Vlorë.
2- Arjan Hasanaj, 43 vjeç, banues në Vlorë.
3- Klajdi Imeri, 21 vjeç, banuese në Vlorë.
4- Taulant Haxhiraj, 35 vjeç, banues në Vlorë.
5- Albert Aliaj, 53 vjeç, banues në fshatin Drizar, Mallakastër.
6- Xh.B., 18 vjeç, banues në Vlorë.

Operacioni u ndërmor dje nga
Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë e
 Grupet e FNSH Fier

Policia ka bërë kapjen dhe
arrestimin në flagrancë të shtetasve të mësipërm për veprat penale “Kultivimi i
bimëve narkotike” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

 

Gjithashtu, Policia ka gjetur dhe
sekuestruar në cilësinë e provës materiale: – 2 armë zjarri të llojit
“automatik”, – 1 armë zjarri e llojit “pushkë”, – 2 krëhëra me 60 fishekë të
kalibrit 7.62 mm. – veshje dhe sende të tjera të cilat shërbejnë si provë
materiale.

Policia ka bërë asgjësimin e
lëndës narkotike nëpërmjet shkuljes, copëtimit dhe djegies me zjarr. Po punohet
për zbulimin dhe kapjen e autorëve të tjerë të implikuar në këtë veprimtari
kriminale.