I famshmi i “Instagramit” Ilir Vrenozi i bën thirrje Bashës: Mblidhi të gjitha këto video dhe kërko përsëritje të zgjedhjeve

359
Sigal

Një nga personat më të famshëm në rrjetin social, “Instagram”, Ilir Vrenozi ka reaguar sërish pas publikim të videove të Lëvizjes Vetvendosje ku duken numëruesit të cilët nxjerrin të pavlefshme, votat e Opozitës.

Kësaj here në reagimin e tij Vrenozi, i bën thirrje Kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha që të mbledhë të gjitha materialet dhe të shkojë në gjykatat supreme, si ato të Brukselit, Hagës apo Strasburgut dhe të kërkojë përsëritjen e zgjedhjeve.

Postimi i tij i plotë:

Lul Basha mblidhi të gjitha këto video, futi në një çantë dhe shko në Bruksel a Hagë a Strazburg… shko diku, çaju dyert e ngri zërin dhe kërko përsëritje të zgjedhjeve…