“Largoni diktatorin sot, nesër do jetë vonë”, Lefter Maliqi: Koha nuk pret, ose liri e demokraci, ose nënshtrim

161
Sigal

Kandidati i LSI në Qarkun e Beratit, për zgjedhjet e 25 prillit, Lefter Maliqi me anë të një postimi të shpërndarë në faqen e tij zyrtare në “Facebook”, i bën thirrje qytetarëve për t’u ngritur në një revolucion demokratik.

Maliqi shprehet se ka vetëm dy rrugë; pranimi i diktaturës dhe masakrës elektorale, ose protesta masive.


Postimi i tij plotë:

Largoni Diktatorin sot neser do jetë vone. Ose te ngrihemi, ose te pranojme diktaturen; ose revolucion demokratik, ose te pranojme masakren e elektorale; ose protesta masive, ose te pranojme sundimin e krimit, oligarkeve, bandave dhe mafies qeveritare. Ose uragani popullor te vershoje te marre perpara makinerine e miliona eurove qe blen votat, dinjitetin, te ardhmen e Shqiptareve, ose te heshtim para krimit, korrupsionit, kapjes se institucioneve. Mos bli,mos merr sherbim nga asnje kompani qe ndihmon ne instalimin e diktatures,bojkoto bizneset e oligarkeve. Ose liri e demokraci, ose nenshtrim. Koha nuk pret! Reago, ngrihu, ose hesht e ik!