Hetimi i SPAK-ut për lobimin e LSI-së në SHBA, Meta: E anullova kontratën pasi personi që firmosi nuk ishte autorizuar nga unë

144
Sigal

Ilir Meta: Po ta kisha ditur se do më bënit këtë pyetje, do kisha marrë të dhënat zyrtare. Ajo që mund të them është se LSI ka qenë një parti tepër korrekte për financat dhe lobimet, të jeni të sigurt që i keni të gabuara ato shifra sepse çdo gjë e kemi raportuar. Hetimi i SPAK-ut nuk ka lidhje me këtë çështje.

Janë paguar për kompaninë 15 mijë dollarë që janë raportuar në KQZ. Një person me origjinë greke ka kontaktuar me një deputet të LSI-së. Kompania ka përcaktuar se Meta (unë) pasi shkova në SHBA e anullova këtë kontratë sepse personi nuk ishte i autorizuar për të bërë angazhime të tilla dhe e gjithë pagesa është 15 mijë dollarë.