Xhaferri: Reprezalja ndaj opozitës e dirigjuar nga Borati i Samiteve të Brukselit!

33
Sigal

Kryetari i FRPD, Besard Xhaferri ka reaguar pasi garda ndaloi deputetët e opozitës të futen në parlament si pasojë e urdhrave nga Nikolla dhe Rama.

Xhaferri ka theksuar se këto akte dhune ndaj përfaqësuesëve të popullit dëshmojnë se në Shqipëri çdo institucion ka rënë dhe Parlamenti po rikthehet në një aneks të PS që vetëm noterizon dhe duartroket vjedhjet e Edi Ramës.

Njoftimi:

Nuk kanë të ndalur tentativat e mazhorancës socialiste për përdhosjen e institucionit të Parlamentit të Shqipërisë.

Garda sot vijoi zbatimin e urdhërave antiligjor të dyshes Rama-Nikolla për pengimin e deputetëve të opozitës për të hyrë në Parlament, çka bëri që situata të agravonte në përplasje mes palëve.

Në përplasje u përfshinë dhe deputetët e PS të cilët shkuan për të provokuar kolegët e tyre të opozitës.

Këto akte dhune ndaj përfaqësuesëve të popullit dëshmojnë se në Shqipëri çdo institucion ka rënë dhe Parlamenti po rikthehet në një aneks të PS që vetëm noterizon dhe duartroket vjedhjet e Edi Ramës.

Nikolla dhe Rama po e menaxhojnë Parlamentin si një burg privat, ku gardistët detyrohen të operojnë si gardianë dhe deputetët e opozitës trajtohen si të burgosur.

“Dirigjenti” i këtyre skenave jo më larg se dje në Bruksel nuk i kurseu shfaqjet teatrale të modelit Borat përballë liderëve të Bashkimit Evropian, ku e vetmja arritje që mori nga ky samit ishin disa klikime për profilin e tij në Tik Tok.

Ndërkombëtarët ishin të qartë me Edi Ramën se reprezalja e pashembullt ndaj opozitës do paguhet me çmimin e rëndë të regresit të integrimit.