Heqia e mandatit të Berishës, njësojë sikur Xhaçka të ndalojë kandidimin e Trump në ShBA. Apo ambasadori shqipëtar të urdhëroi FBI-në

1957
Nga Ylli Manjani
Pyetjes se “a i ndalohet Sali Berishës hyrja në Kuvend përshkak të ligjit të Dekrininalizimit”, pyetje që më bëhet nga disa gazetarë edhe në kontekstin që disa juristë sugjerojnë se “po e ndalon ligji”, personalisht i përgjigjem kështu:
1. Ligji për dekriminalizimin në nenin 2, i cili shihet në këtë foto bashkëngjitur, nuk ka të bëjë me Berishën. Po nuk ka të bëjë fare.
2. Për korrektësi, nëse lexojmë pikën 2 të këtij neni do shohim se:
a. Personi duhet të jetë i dënuar ose i proceduar (ende jo përfundimisht) nga gjykatat e Shba, BE apo Australisë. Pra nga GJYKATA…
b. Personi duhet të ketë kryer në atë vend njërin prej krimeve që prashikon neni 2. Pra të KETË KRYER KRIM ATJE.
c. Personi të jetë dëbuar nga ai vend se ka kryer krime atje.
d. Personi të jetë dëbuar se kërcënon sigurinë e atij vendi. Pra DËBUAR dhe jo NDALUAR për të hyrë.
Këto janë kriteret e ligjit.
Merrini dhe vendosini vetë këto kritere përballë ndalimit politik që i bëhet Berishës nga DASH.
Unë them që nuk takohen askund këto dy gjëra, pra ligji me ndalimin politik të Berishës. Berisha nuk ka kryer një krim në Amerikë; nuk ka një vendim ndalimi nga një gjykatë për të dhe; nuk është rezident amerikan që të jetë dëbuar prej andej.
Berisha në ka bërë dëm në jetën e tij politike, i ka bërë Shqipërisë jo Amerikës. Por në këtë vend Ai votohet, kështu që ska më debat, aq më shumë me një ambasadë të huaj që ska asnjë punë, po hiç punë në këtë çështje!
Por vlerësojeni vetë, se nuk do ndonjë mendim të thelluar juridik! (Edhe zonja Bozo, që s’është juriste e ka kuptur këtë llogjikë saktësisht siç është shkruar në ligj)
Por për ta thjeshtuar edhe më shumë. Imagjinoni sikur Olta Xhaçka ti ndalojë hyrjen në Shqipëri Donald Trump dhe familjarëve të Tij. Si mendoni ju, shteti Amerika e ndalon dot të kandidojë prap për President atje se nuk do Olta këtu?!
Apo po ti kërkojë Ambasadori ynë atje FBI dënoni Trumpin se kështu na e ka qejfi ne?!!!! Pu pu pu pu…
Ja kaq e thjeshtë është ligjërisht.
Sigal