Mbytet në plazhin e Durrësit turistja serbe

197
Sigal

Mëngjesin e sotëm një pushuese nga Serbia është mbytur në plazhin e Durrësit.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur rreth orës 09:15, mësohet se viktima është D.S. 60-vjeçe.

Njoftimi i policisë:

Durrës – Më datë 09.09.2021, në orën 09:15, në lagjen nr.13, Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasja serbe D. S., 60 vjeçe.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.