Haradinaj : Dikush të japë llogari për krijimin e Gjykatës Speciale që gjykon vetëm shqiptarët

211
Sigal

Në një intervistë, ish-kryeministri Haradinaj që ka hedhur kandidaturën e tij për President të Kosovës, i pyetur ndër të tjera edhe për Gjykatën Speciale në Hagë, tha se dikush duhet të mbajë llogari.

“Nëse do të ishin dëgjuar argumentet e mia pas ardhjes nga Haga, Kosova sot do të ishte ndryshe. Mungesa e Thaçit dhe Veselit do të ndihet në politikë. PDK do ta ketë të vështirë të arrijë votat e duhura për të krijuar qeverinë. Ndërtova një mur me Serbinë, taksën. Ngritën një qëndrueshmëri deri në vetësakrifikim politik, dorëheqjen.”, – u shpreh Haradinaj.

“E shpëtuam Kosovën nga një dialog me rreziqe për hapjen e kufijve. Nuk kam ndonjë informacion të shtuar për të dëshmuar në Hagë, për Hashim Thacin dhe Kadri Veselin. Si oficer i lartë i UÇK-së kam marrë dy herë pafajësinë në Hagë. Luftëtarët e UÇK-së, janë ëngjëjt e shqiptarëve.”, – tha Haradinaj në lidhje me proçesin gjyqësor të Hashim Thaçit dhe Kadri Vesilit në Gjykatën e Hagës.