Hapet rruga e re në kufirin Kosovë – Shqipëri, Rama: Rruga Dobrunë-Blinisht, angazhim i dy qeverive na sjell më afër

22
Sigal

Është hapur së fundmi rruga më e re në segmentin Dobrunë-Blinisht, pjesë e Bashkisë së Hasit, në kufirin mes Kosovës dhe Shqipërisë. Hapja e këtij segmenti të rëndësishëm do të lehtësojë lëvizjen e qytetarëve që ndodhen shumë pranë me fshatin Dobrunë, edhe përtej kufirit kjo pasi ai ndodhet 10 kilometra larg nga Gjakova dhe 20 kilometra larg nga Kruma. Të martën ishte vetë kreu i qeverisë shqiptare, kryeministri Edi Rama ai i cili ndau pamje nga rruga e re e cila afron më shumë Shqipërinë me Kosovën. Në reagimin e tij Rama tha: “Një angazhim i marrë gjatë mbledhjes së përbashkët mes Qeverisë Shqiptare dhe Qeverisë së Kosovës, që tashmë afron edhe më shumë dy vendet tona jo vetëm fizikisht, por edhe ekonomikisht duke lehtësuar lëvizjen e qytetarëve në të dyja anët e kufirit, sidomos për gjashtë fshatrat e thellë Zapod, Kërstec, Pogaj, Gorozhup, Dobrunë, Blinishtë, të bashkive Has, Kukës si dhe Komunat e Prizrenit dhe Dragashit në Kosovë”