Dossier/ UÇK, një ëndërr që u realizua me plotë sakrifica

73
Sigal

Rrëfen Nazmi Xh. Çela: Ju tregoi Hysni Lilën, kontributin e tij në përgatitjen e kuadrove të UÇK dhe personi që i dha për herë të parë armën në dorë, Heroit Legjendar Adem Jashari. Urdhëri i vjeshtës 1991 për krijimin e Qëndrës së Trajnimit në Surrel, instruktorët sipas profileve dhe heronjtë që shkruan me gjak historinë e Çlirimit dhe Pavarsisë së Kosovës

Kushtuar Hysni Lila, i cili kontribuoi në përgatitjen e kuadrove të UÇK-së dhe dhënien e armës Adem Jasharit

Në vjeshtën e vitit 1991 jepet një urdhër, i cili bën fjalë për përzgjedhjen e një punonjësi dinjitoz dhe kujdesin, që duhet treguar në këtë drejtim, pasi detyra që do të kryej ishte e një rëndësie të veçantë dhe e jashtëzakonëshme, aq më tepër që bëhej fjalë për trajnimin e kuadrove të ardhshëm, të cilët do të udhëhiqnin veprimet luftarake të UÇK-së. Në këto kushte, komandanti i repartit Xhemal Oranlliu më thërret në zyrë e më thotë shkurt e qartë:”Na kërkohet një nënoficer për ta caktuar me detyrën e magazinierit në Surrel për të trajtuar një grup kuadrosh (kosovarë).

”O zot, thashë me vehte erdhi momenti për të kontribuar si shteti amë në këtë drejtim, pasi tërë karierën time e kisha kryer në zonën verilindore në Tropojë, Has, Kukës dhe shpirtërisht i njihja mirë vuajtjet, përpjekjet, masakrat e bëra në kurriz të vëllëzërve tanë me çdo mjet, vetëm e vetëm t`i pakësonin në numër, t`i çpopullonin trevat, t`u mërzisnin jetën e për t`jua bërë të padurueshme atë,  por që u morën të keqen përfundimisht në saj të genit të pastër e ndjenjës së fortë kombëtare e atdhedashëse. Ndërkohë po sillja ndërmend tërë punonjësit e repartit me vlerat e tyre, aftësitë dhe predispozicionin e secilit, si dhe kohën në të cilën po bëhej ky trajnim të pandarë nga qëndrueshmëria e besimi për ruajtjen e fshehtësisë së këtyre veprimeve, duke menduar njëkohësisht karakterin e personit që do të caktohej në këtë detyrë e me këtë mision të rëndësishëm. Duke biseduar me komandantin për rëndësinë e përzgjedhjes së personit me vetitë e cilësitë më të mira të marra në kompleks tërë kriteret që duhet të plotësoheshin i propozova: ”Ndër më të mirët që mund të na nderoi në përmbushjen e këtij misioni është Hysni LILA”. Duke argumentuar vlerat e tij vazhdova se është i rregullt, i përgatitur, menaxhues i mirë, administrator i zoti, dinjitoz,  pafjalë, etj.

NOA

Zgjedhja Hysni Lila, si një ndër magazinierët më të rregullt, më të përgatitur, me një performancë të admirueshme u raportua në komandën eprore, e cila pasi e shqyrtoi dërgoi urdhër për komandimin e tij në vëndin ku do të realizohej trajnimi i grupit.

Surreli, Qëndra e trajnimit, ishte një vend me një terren të përshtatshëm, i veshur me një mbulesë vegjetale të admirueshme, i thyer, në një grykë të ngushtë që siguronte maskim e mosdemaskim të aktivitetit e veprimeve që kryeshin, shkurt plotësonte më së miri misionin e përgatitjes së këtij kontigjenti në kushte normale e të përshtatshme, vetëm me një rrugë hyrje dhe larg qëndrës së banuar me masa të forta sigurie.

Grupet filluan të vinin; grupi i parë në tetor 1991 dhe grupi i dytë në   nëntor 1991 etj,

Akomodimi i grupit u bë në një ndërtesë 2-katëshe, ku në katin e dytë  ishin dhomat e fjetjes, ndërsa në katin e parë të ndërtesës tjetër ishin mjediset e guzhinës, menxës për trajtim ushqimor si dhe objekte të tjera të bazës materiale e mjedise stërvitore. Në përshtatje me misionin, baza ishte krijimi i kushteve trajnuese e konkretisht poligonet e ndryshme si ai i taktikës, përgatitjes së zjarrit dhe i qitjes, përgatitjes malore (alpinizmit), të cilët ishin shumë afër me qëllim përgatitje intensive e racionalitet në shfrytëzimin e kohes për realizimin cilësor të programit trajnues.
 

Mund të përmëndim disa prej tyre: Dëshmorët e kombit: Adem Jashari, Sali Çekaj, Zahir Ajaziti, Iljaz Kodra, Ahmet Hoxha e Xhevat Qerimi dhe  Fatmir Stavileci Xhavit Gubedini, Naim Gubedini,  Zymer Lulaj e shumë të tjerë që emrat e tyre janë në momerial.

Në përfundim të përgatitjes u pajisën me uniformë të re, me armë dhe u nisën për në vëndin e tyre. Armët sipas rregullave u jepeshin me firmë nga magazinieri Hysni Lila, i cili me dorën e tij i ka dorëzuar edhe Adem Jasharit, automatikun që se lëshoi nga dora derisa heriokisht ra duke luftuar  edhe në rrethim në Prekaz me ushtarët sërbë.

Në këtë qëndër përgatitje u stërvitën tre grupe kuadrosh në periudha të ndryshme kohore ku spikaste devocioni, dëshira, shpirti i sakrificës, përkushtimi dhe atdhedashuria për t`u stërvitur sa më mirë për arritjen e objektivit madhor të ëndërruar historikisht, pavarësinë dhe çlirimin e Kosovës.

Vlen të theksojmë edhe shërbimin logjistik e shëndetësor që ishte në predispozicion të këtij kontigjenti të trajnuar në këtë qëndër të përgatitjes së tyre. Kështu  shefi i shëndetësisë Napolon Gjiknuri, infermieri Fatmir Ahmeti e njëkohësisht specialisti Zylyf Isufi nga Spitali Ushtarak  (Spitali Universitar i Traumave) dhe farmacisti Qani Novaku  që jepte ilaçe   sipas rekomandimeve terapike të mjekut..
 

Hysniu edhe pas përgatitjes së këtyre grupeve me ndezjen, rritjen e zgjerimin e luftës në Kosovë vazhdoi të ndihmonte sadopak me forma  të ndyshme si me ndonjë ilaç, çadër apo paisje të ndryshme logjistike derisa u arrit qëllimi sublim, fitorja.

Hysniu është misionar Paqe e Prosperiteti Global si rezultat i një pune sistematike jetësore në punë, shoqëri e kudo dhe aktualisht si kryeplak i fshatit Shkallë.

Si kudo paradokse e marrje padrejtësisht të vlerave e atributeve të të tjerëve, gjë që nuk duhet pranuar, por edhe lejuar në tjetërsimin ose më mirë të themi në “vjedhjen” e punëve e kontributeve, që do të përkthehet fallsimikim i realitetit e  të vërtetave.

Konkretisht, kur dihet që gjithçka ka qënë e sanksionuar me urdhër si funksioni  organik, koha dhe mënyra e dhënies ligjore të materialeve dhe konfirmimi i marrjes me përgjegjësi i  materialit.

Në një nga vizitat e bëra, në tetor 2018, dhe konkretisht me një grup i përbërë nga Ndue Dodaj, Kiço Mustaqi, Veli Myftari e Nazmi Çela, në kompleksin muzeal “Adem Jashari”, kur pamë armën e Adem Jasharit, automatikun kallashnikov,  pasi biseduam me përgjegjësin e Muzeut me armën në dorë, në librin e përshtypjeve,  kemi lënë shënimin: “Këtë armë ja ka dhënë e dorëzuar  në dorë kur mbaroi kursin trajnues,  nënoficeri i caktuar për trajtimin e grupeve Hysni Lila dhe kemi konfirmuar të gjithë, mbi bazën e së vërtetës. Kjo është e shkruar e zeza mbi të bardhën?! Kush e mban “dekoratën”?!…

Këtë fakt ne si grup e biseduam, pasi i bëmë një vizitë miqësore mikut tonë, Rifat Bejtja në Skënderaj, që kishte qënë sëmurë, mësues, ishluftëtar i UÇK- së, njëkohësisht dhe ideatori, krijuesi e pasuruesi i këtij kompleksi muzeal në Prekaz.
 

Me Kiço Mustaqi e grupin bëmë disa takime në Prishtinë ku fjetëm, të nesërmen në Liplan me komandant Luanin (Ramiz Qiriqi ) e bashkëpuntorët e tij, të cilët na shoqëruan deri në  Ferizaj.

Zoti Kiço në një dedikim me rastin e këtij udhëtimi në Kosovë shkruan:

“Kujtim, shokut

Nazmi Çela

Kiço Mustaqi

Firma

26.10.2018 “

” I dashur Nazmi! Udhëtimi në Kosovë më mbushi me respekt për JU. Për këtë u jap si kujtim filmin me E.Hoxhën, të cilin e kemi dashur dhe e kujtojmë të dy së bashku njëlloj.

Me respekt

Kiço Mustaqi

Firma dv

Tiranë më ….”

Edhe kur u bë inagurimi i memorialit në Surrel të gjithë punonjësit që punonin e shërbenin në këtë Qëndër Stërvitore, pa përmëndur punët që bënin si Nazmi Tota, Sadri Zeka, etj vajtëm e morëm pjesë dhe kujtonim atë vend e ato vite plot gjallëri që i dhanë jetë, vlerë e shkëlqim këta njerëz e atdhetar që stërviteshin, mendonin, lodheshin e djersisnin për të ardhmen, lirinë e çlirimin e Kosovës.

Ëndrra u realizua, lufta u zhvillua, fitorja u sigurua, Kosova u çlirua, shteti po konsolidohet.

Ditë më të bukura do të vijnë. Kontribuesit duhet të njihen.

Kënaqësia ime qëndron për faktin se kam shërbyer edhe vet si komandant pas Sinan Dano në këtë Qëndër Stërvitore për disa vite rresht.në përgatitjen  e stërvitjen e kontigjenteve për ruajtjen dhe sigurimin e objekteve të Bazës së Furnizimit të Ushtrisë, Tiranë.