U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor në një banesë, vihet në pranga 47-vjeçari në Kavajë, dyshohet i përfshirë edhe në…

57
Sigal

U kap në flagrancë duke vjedhur një televizor, në një banesë, vihet në pranga 47-vjeçari.

47-vjeçari dyshohet dhe si autor i 4 vjedhjeve të tjera të kryera gjatë 2 muajve të fundit.

Komisariati i Policisë Kavajë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në fushën e vjedhjes së pronës dhe pasurisë, organizoi dhe finalizoi operacionin policor të koduar “Foreign”, si rezultat i të cilit u arrestua shtetasi A. Sh., 47 vjeç, banues në Vlorë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës maj-qershor 2024, në 4 raste, ka vjedhur në lagje të ndryshme në Kavajës.

Materialet procedurale i kaluan Porkurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.