Hajdarmataj: Droga dhe krimi po cënojnë ekulibrat e shoqërisë në Shqipëri

518

Gazeta Telegraf/


Deputetja
Hajdarmataj në forumin e të zgjedhurve të Ballkanit Perendimor

 

Përhapja masive e drogës
në Shqipëri po cënon ekulibrat socialkomikë jo vetëm të shqiptarëve por të
mbarë rajonit, ndaj duhet një reagim i fortë kundër trafiqeve të paligjshme. Ky
ishte mesazhi që dha deputetja Mimoza Hajdarmataj në forumin e deputetëve nga
Ballkani Perëndimor me temë “Forcimi i legjislacioni dhe shkëmbimi i
eksperiencave me deputetët e BE”, organizuar në Bosnje me mbështetjen e NDI.
Deputetja demokrate u shpreh se rajoni duhet të rrisë bashkëpunimin në ekonomi
dhe në forcimin e demokracisë. Ajo u shpreh se në Shqipëri, Parlamenti dhe
institucione të tjera janë kapur nga interesat të krimit dhe korrupsionit.

Në fjalën e saj zonja
Hajdarmataj tha ndër të tjera se në Parlament ligjet po kalojnë me forcën e
kartonave, ligje antihumane dhe në shkelje të plotë Kushtetutës, duke iu
referuar rastit më të fundit, importit të plehrave, ku ka një vullnet kombëtar
në kundërshtim të plotë me atë të qeverisë dhe mazhorancës.

Prej tri vitesh, tha
Hajdarmataj, shqiptarët nuk po gjejnë asnjë zgjidhje të halleve të tyre nga
qeveria, por përkundrazi papunësia, varfëria dhe dëshpërimi janë bërë normë e
jetës së tyre ndërsa shpëtimi mbetet vetëm azili në Perëndim. “Opozita me
grupin e saj parlamentar e ka në krye axhendës zgjidhjen e krizës përmes një
programi konkret ekonomik, forcim të tregut, ulje të taksave dhe luftë kundër
korrupsionit”, tha Hajdarmataj.

Sigal