Kryetari i PD-së, Sali Berisha, deklaroi në një takim me banorët e Pukës dhe Fushë-Arrëzit se kryeministri Edi Rama është racist ndaj veriut.
Kryedemokrati Sali Berisha tha se kryeministri Edi Rama fut në parlament vrasës e përdhunues, sepse ato i mbledhin vota.
“Në fakt në thelb kjo që ndodh me ne, që ne largohemi dhe bota çuditet me këtë largimin tonë masiv, në thelb ka qëndrimin ndaj votës së lirë. Se ky nuk len shqiptarët të votojnë të lirë. Të ju pyes, a erdhi ky të bëjë fushatë në Pukë në zgjedhjet e 21-shit. Jo nuk e mori mundimin fare, sepse çoi para për të blerë vota, banda dhe asgjë tjetër. Vetë pse të vinte, pse ti respektonte.
Çfarë koncepti ka ky për veriun, do të ju them unë ju.
Një mik imi, i cili ka muhabet me të, i thotë; po mirë, si ka mundësi që ti merr, filanin, që është i akuzuar për vrasje, filanin që është i akuzuar për përdhunim, e këto e këto me radhë. Përgjigja është raciste, ata ashtu janë mësuar, për veriun. Ata ashtu janë mësuar, ashtu qeverisen. Një trillim racist fund e krye. E dyta, ata më sjellin vota mua, nuk më sjell ti vota. Ky është qëndrimi i tij.
Duke rrëmbyer votën me patronazhistët. Para se të vija këtu, një i njohur nga Puka më bën një mesazh dhe më thotë; të kërkoj shumë ndjesë se nuk vij dot për shkak të patronazhistit, se më padit. Aty e kam në telefon.
Pra, ai ka vendosur një sistem i cili ka qenë në diktaturë. Ka futur në dorë të gjitha pushtetet. Gjithçka zhvillohet sot, është një ftesë për ne, për çdo atdhetarë, demokrat, për çdo qytetar ti japim duart sa më shpejt këtij pushteti.”-tha Berisha.